12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Sokol Mjacaj, i dyshuari për vrasjen e turistëve çekë: Ja skema e vrasjes

Policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë sot autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Prekal të Dukagjinit, ku mbetën të vrarë dy turistë çekë.

Burime nga blutë e qytetit verior bënë me dije për BW se bëhet fjalë për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, nga fshati Lotaj, i cili është shpallur në kërkim policor.

Mësohet se janë për këtë ngjarje janë shoqëruar 35 persona, të cilët janë pyetur në lidhje me vrasjen e çiftit, Michael Svatos dhe Anna Kosinova.

Sipas informacioneve që përcjell korrespondenti i News24, mësohet se autori i dyshuar është shpallur menjëherë në kërkim policor. Një provë që komprometon të riun janë dhe disa njolla gjaku që janë gjendur në trupin e viktimave, që dyshohet se i përkasin 20-vjeçarit. Kjo u arrit pas verifikimeve të grupit hetimor të çështjes, pas një ekspertize të ADN-së.

Burime policore bënë me dije se i riu është fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Grudë e Re. Sakaq, për kapjen e tij janë mobilizuar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA-s, dhe drejtues të policisë.

Mësohet se i dyshuari për krimin paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike.

Sapo u konfiskua aparati fotografik, policia vuri re se ky person kishte dalë në shumë foto me çiftin, i cili dyshohet të këtë qenë dhe shoqërues i tyre. I riu dyshohet se ruante zonat të mbjella me kanabis dhe ishte kultivues i lëndëve narkotike.

Autori i dyshuar, ditën e ngjarjes, ka hipur në automjetin e çiftit me arsye që ta transportonin deri në Shkodër, por ka pasur si qëllim të grabiste mjetin e tyre. Mësohet se ai ka bashkëpunuar me të tjetër persona që lëviznin me një automjet, të cilët e kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Nga dëshmitë e mbledhura banorët e zonës, pohohet se dy turistët ishin shoqëruar nga një tjetër fuoristradë, në të cilën udhëtonin 4 persona të tjerë, ndërsa nuk dihet ende nëse ka marrë në pyetje këta persona.

Të njëjtat burime, pohuan se ky person dyshohet të jetë pjesë e grupit të zjarrit, që sulmoi rreth një viti më parë një helikopter të Ministrisë së Brendhsme, gjatë aksionit antikanabis në fshatin Pult të Dukagjinit. Ngjarja konkretisht ndodhi më 22 gusht të vitit të kaluar, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Skema e vrasjes

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se Michael Svatos dhe Anna Kosinova gjatë rrugës së kthimit nga Dukagjini për në Shkodër kanë pasur në automjetin e tyre tip “Nisan Patrol” dhe me targa 4P89798 vetëm një person.

Ky person që ndodhej si pasagjer në ulësen e pasme të fuoristradës së dy çekëve ka pasur në çantë një kallashnikov. Mësohet se ai ka nxjerrë armën nga çanta dhe ka qëlluar fillimisht 27-vjeçarin çek me plumb pas koke dhe më pas 36-vjeçaren, duke i lënë të vdekur në vend.

Teksa makina ka qenë në ecje e sipër, vrasësi ka arritur të hapë derën e mjetit dhe të zbresë në tokë (dyshohet se është plagosur). Ndërsa, fuoristrada është përplasur me bordurën anësore të rrugës.

Ndërkaq, në drejtim të mjetit të dy viktimave është qëlluar me breshëri automatiku. Sipas ekspertëve, e gjithë kjo është bërë vetëm për të fshehur faktin se vrasësi ndodhej brenda në makinë.

Gjetja e çantës dhe automatikut në fuoristradë si dhe gjurmët e lëna tregojnë qartë se ekzekutori ishte pikërisht pasagjeri që kanë marrë në rrugë dy turistët çekë. Po sipas burimeve pranë grupit hetimor, ekzekutori nuk ka arritur t’u marrë asgjë dy viktimave. Kjo për faktin se portofolat e dy turistëve nuk janë prekur dhe as laptopi. Kjo pasi, ai fill pas ngjarjes së rëndë mund të ketë pësuar shok, e më pas është larguar prej aty me shpejtësi.

Më Shumë

Peja, kampione e Kosovës për herë të katërt rresht

Peja i ka dhënë fund serisë së finaleve në Raiffeisen Superligën A, duke e fituar edhe ndeshjen e tretë. Para rreth 1000 spektatorëve në “Karragaçi”...

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se kanosi familjarët, dhe demoloi orenditë shtëpiake

  Një person është arrestuar të shtunën në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur anëtarët e familjes së tij, dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari...

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit