9.3 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Spërkatja kundër rriqrave nis me katër muaj vonesë

Malisheva-dezenfiktimi rriqravePrilli do të duhej t’i gjente të spërkatura të gjitha fermat në Malishevë, Klinë dhe Rahovec, zona këto më të rrezikuara nga rriqrat, megjithatë ky proces ngeci.

Tek tash, pas katër muaj vonese, do të nisë spërkatja e kafshëve, proces ky i cili konsiderohet shumë i rëndësishëm për parandalimin e rritjes së numrit të rriqrave, raporton KTV.

Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit ka shpallur fitues kompaninë “Fauna” nga Gjilani, për ta bërë spërkatjen e fermave. Zyrtarë të kësaj Agjencie thonë se janë bërë gati dhe se brenda javës ose në fillim të javës së ardhshme do të nisin punën.

Lamir Thaçi nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit thotë se ky proces do të zhvillohet në tri faza. Spërkatja e fermave me krerë lopësh në këto tri komuna do t’i kushtojë kësaj Agjencie rreth 300 mijë euro, transmeton Koha.net.

Këtë vit 5 raste janë konfirmuara me ethe hemorragjike. Ndërsa, rreth 2 mijë persona janë pickuar nga rriqrat vetëm në rajonin e Malishevës.

Më Shumë

Donacion i ri për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në Rahovec

Komuna e Rahovecit ka pranuar një donacion të ri me pajisje mjekësore, i cili pritet të ndikojë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Sipas...

27-vjetori i masakrës së Krushës së Madhe, Osmani: Ishte krim me paramendim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në tubimin përkujtimor kushtuar 27-vjetorit të masakrës në Krushë të Madhe. Ai ka thënë se masakra në...

Lajmet e Fundit