9.7 C
Prizren
E shtunë, 7 Mars, 2026

Strakosha nuk ka nënshkruar ende me klubin anglez

 

Thomas Strakosha raportohet se ende nuk ka arritur marrëveshje me Fulhamin.

Sipas Fabrizo Romanos, portieri shqiptar nuk ka nënshkruar ende asgjë me klubin anglez, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, gazetari italian konfirmoi se ka interesim nga Fulhami, klub i cili nga sezoni i ardhshëm do të jetë sërish pjesë e Premierligës.

Strakosha dhe agjenti i tij i ri, Pini Zahavi, thuhet se do të vendosin së shpejti për të ardhmen e portierit shqiptar.

27-vjeçari do të largohet si lojtar i lirë nga Lazio. Për të interesim kanë shprehur edhe disa klube tjera.

Reprezentuesi i Shqipërisë do t’i thotë lamtumirë lacialëve pas 207 paraqitjeve me ekipin e parë, me të cilin fitoi dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë. /Gazeta Express/

Më Shumë

Rahoveci prezanton përforcimin e ri, Richard Granberry

Rahoveci 029 ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Richard Granberry për pjesën e mbetur të sezonit në Superligë. “Me kënaqësi ju njoftojmë se Richard Granberry...

582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës

Sot mbushen 582 vjet nga Besëlidhja e Lezhës. Më 2 mars 1444, në Katedralen e Shën Kollit në Lezhë, aty ku sot ndodhet memoriali i...

Lajmet e Fundit