Suharekasi keqtrajtoi djalin e vet, arrestohet

Një burrë është arrestuar të premten në Suharekë, pasi keqtrajtoi të birin e tij të mitur.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se fëmija ka pranuar tretman mjekësor.

“Suharekë 06.01.2023 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka keqtrajtuar të birin e tij të mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Cili ishte motivi i vrasjes së imamit në Dragash? Flet sekretari i Bashkësisë Islame në Gorë

Imami i fshatit Zlipotok, Gazmend Tahirovci, është therur për vdekje mbrëmë në rrethana ende të paqarta. Sipas, sekretarit të KBI-së për rajonin e Gorës, Ajhan...

Lajmet e Fundit