Susuri: Zyrtarët e ‘Qeverisë Muja’, përfitues të tenderëve

skender susuriAsamblisti i Bashkimit Demokratik, Skender Susuri ka akuzuar Komunën e Prizrenit se në shumë raste,ka thyer Ligjin për Prokurim dhe ligjet e tjera.

“Në Komunën e Prizrenit ka disa raste kur vetë zyrtarët komunal të Qeverisë së Mujës, janë përfitues të tenderëve të ndryshëm”, thotë Susuri.

Sipas tij në këtë formë komuna dhe politika kanë krijuar lidhje të drejtpërdrejta.

“Gjatë fushatës zgjedhore janë hapur shumë tenderë pa zotime të mjeteve”.
Susuri tregon se Komuna e Prizrenit, 15 tenderë brenda një viti ia ka dhënë vetëm një firme.

“Komuna e Prizrenit ka shpërblyer me tenderë kompanitë të cilat nuk kanë më shumë se një çekiç”,shprehet ai. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ekzekutohen pagesat prej 100 eurosh për studentët

Ministri në deryrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar ekzekutimi i pagesave për studentët përfitues në kuadër të Pakos për Përballje...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit