0.8 C
Prizren
E hënë, 25 Nëntor, 2024

Të martën fillon greva në shkolla

Shkolla-nxenesitTë martën ora e parë e mësimit, e të dy ndërrimeve, në të gjitha shkollat e Kosovës nuk do të mbahet. Kështu ka vendosur Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Greva do të mbahet në shenjë proteste për mos zbatimin e katwr pikave të Kontratës Kolektive. Kështu është vendosur sot në takimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut nga e cila doli vendimi unanim për të filluar grevën në orët e para të mësimit.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se një vendim i tillë u mor për shkak se nuk dihet sigurt ende nëse do të implementohet Kontrata Kolektive në sektorin e arsimit.

Kjo gjë sipas tij do të merret vesh në pagën e parë të janarit dhe deri atëherë pasi që asgjë nuk është e sigurt do të fillohet me veprime sindikale.

“Kryesia e SBASHK-ut dhe unë si kryetar mendoj se veprimet e përshkallëzuar sindikale t’i fillojmë në ditën e martë, duke respektuar Konventat ndërkombëtare dhe vendore të mos punohet në shenjë të reagimit në mbrojtje të kontratës, të mos punohet ora e parë e paradites dhe ora e parë e pasdites, është fjala për të martën me 13 janar. Do t’i merrni nga SBASHK-u lajmërimet që të jenë unike në tërë Kosovën”, tha Jashari, raporton kp.

Sipas tij, nëse edhe pas kësaj nuk veprohet asgjë nga Qeveria për zgjidhjen e këtyre katër pikave, deri të enjten, më 22 janar do të mbahet grevë në dy orët e para të paradites dhe pasdites.
E, nëse as atëherë nuk do të ketë ndonjë reflektim nga ana e qeveritarëve Këshilli Drejtues ka bërë të ditur se të premten me 30 janar të mbahet grevë e përgjithshme një ditore.

Ai ka paralajmëruar se nëse pas janarit, kjo kontratë nuk përmbushet atëherë do të shkojnë me greva të përgjithshme.

“Deri me këtë datë do t’i kemi nëpër shkolla listat e pagave dhe do ta shohim realitetin konkret dhe po iu paralajmëroj që pas këtij hapi që ne po i quajmë si veprime të buta, pra një orëshe. Të enjten dy orëshe dhe të premten e 30 janarit të shkojmë me grevë një ditore. Nëse nuk reflektohet atëherë SBASHK-ut nuk i mbetet gjë tjetër, por pas kësaj date, pasi që i shohim listat dhe e shohim realitetin konkret atëherë Këshilli Drejtues mblidhet në një mbledhje të jashtëzakonshme, apo i mbledhim vetëm kryetarët e komunave me autorizim që ua japin kolegët e tyre dhe atëherë nuk na mbetet tjetër përveç se të shkojmë në grevën e përgjithshme”, tha ai.

Katër pikat e parealizuara deri më tash nga Kontrata Kolektive janë shujta dy euro për çdo ditë pune, kompensimi prej 0,5 për qind për çdo vit të shërbimit, kompensimi prej 70 për qind për biletat e udhëtimit për mësimdhënësit me rastin e pensionimit dhe tri paga mesatare për mësimdhënësit me rastin e pensionimit.

Kontrata Kolektive është nënshkruar në mars të vitit të kaluar dhe përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Kosovës në atë kohë kishin theksuar se do të jenë garantues të zbatimit të kësaj marrëveshjeje dhe se do të sigurojnë përmbushjen e të drejtave, që iu takojnë punëtorëve.

Më Shumë

Bizneset e reja marrin përkrahje nga buxheti i Komunës së Rahovecit

12 biznese të reja (START UP) të Komunës së Rahovecit, kanë përfituar përkrahje konkrete nga buxheti i Komunës sl Rahovecit, përmes thirrjes së vendosur...

Tayna një hap para Kim Kardashian – Rastësi apo Inspirim

Duket se ka një ngjashmëri mes skenave dhe veshjes së Tayna-s në videoklipin “Folem Pak” dhe asaj që Kim Kardashian ka përdorur në paraqitjen...

Lajmet e Fundit