6.2 C
Prizren
E enjte, 15 Janar, 2026

Thaçi për mediat serbe: PDK mandatohet për krijimin e Qeverisë

Thaci14-17aLideri i PDK-së dhe Kryeministri në largim Hashim Thaçi në një intervistë për gazetën “Danas” ka thënë se PDK do të marrë mandatin për formimin e qeverisë së re. Por kur është pyetur se me cilat parti është duke biseduar Thaçi nuk ka dhënë përgjigje.

Më poshtë mund të lexoni pjesë nga intervista e Thaçit publikuar në “Danas”

Danas: Si po vijojnë bisedimet e partisë tuaj rreth formimit të një qeverie të re dhe me kë po bisedoni së këndejmi? A ekziston mundësia për krijimin e të ashtuquajturit “koalicion të madh” të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës?

Thaçi:Më lejoni që fillimisht të them se këto ishin zgjedhje krejtësisht demokratike, të organizuara për herë të parë në mbarë territorin e republikës, duke përfshirë edhe veriun. Të gjitha partitë i pranuan rezultatet, kurse PDK-ja fitoj zgjedhjet me një diferencë shumë të rehatshme.

Ne madje e kemi rritur numrin e deputetëve tanë, gjë që shënon një arritje të pëlqyeshme për mandatin e tretë. Tani ne po presim konfirmimin përfundimtar të mandateve dhe formimin zyrtar të parlamentit të Kosovës.

Pas marrjes së të gjithë hapave të nevojshëm ligjor, presim që presidentja të na japë mandatin për bisedime mbi formimin e koalicionit dhe të qeverisë së re.

Ne jemi të hapur për diskutime më të gjitha partitë që dëshirojnë vazhdimin e jetësimit të programit ekonomik, krijimit të vendeve të reja të punës dhe integrimet evropiane.

Danas: Në rast se nuk do të jeni pjesë e qeverisë, a do të ndryshojë qëndrimi ndaj negociatave me Serbinë?

Thaçi: Si fitues të qartë të zgjedhjeve, presim ta drejtojmë qeverinë në katër vitet e ardhshme. Çështja e mandatarit tani është në duart e Gjykatës Kushtetuese dhe ne do ta respektojnë çdo vendim të gjykatës.

Pavarësisht nga formati i qeverisë, dialogu me fqinjët tanë është një kusht thelbësor për integrimin evropian.

Kosova ka arritur të krijojë kufirin e qartë me Serbinë dhe nuk ka asnjë dyshim se Serbia është dashur të pranojë kornizën kushtetuese dhe ligjore të Kosovës si ligjvënësen e vetme në veri të Kosovës.

Kjo është rrugë njëkahëshe, e cila do të vijojë si shtyllë e vendosjes së marrëdhënieve normale në Ballkan.

Unë si kryeministër, por edhe çdo kryeministër i ardhshëm në vitet që vijnë do të ndjekim rrugën evropiane, e cila është e kushtëzuar me vazhdimin e dialogut me fqinjët.

Më Shumë

Bie fluksi i mërgimtarëve në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit ka përditësuar informacionet mbi situatën e pritjeve në pikat kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që...

Kryetari Latifi takon drejtorët e shkollave në Rahovec, diskutohet për procesin mësimor

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e DKA-së, Muhamet Morina dhe personelin e kësaj drejtorie, u takuan me drejtorët...

Lajmet e Fundit