19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Thaçi: Zyrtarët serbë në Kosovë, nëse respektojnë procedurat zyrtare

Thaci_Dacic_Ashton5-21Kryeministri i Serbisë, Ivicia Daçiq, dhe zyrtarët e tjerë të Serbisë do të mund të udhëtojnë në Kosovë para dhe pas zgjedhjeve . Kështu rezultoi takimi i ftuar nga përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Baronesha Ashton,i dy kryeministrave – atij të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe të Serbisë, Ivica Daçiq.

Pas takimit, kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se askush nuk mund të pengohet në lëvizjen e lirë. Ai po ashtu deklaroi se të gjithë zyrtarëve të Serbisë do t’iu lejohet ardhja në Kosovë nëse respektojnë procedurat zyrtare dhe bëjnë kërkesë në autoritetet kosovare.

”Kosova do të respektojë marrëveshjen për lëvizjen e lirë, pa diskriminim”, ka thënë Thaçi.

Kurse, Kryeministri serb, Ivica Daçiq ka theksuar se ai do të mund ta vizitojë Kosovën, sikurse edhe çdo politikan i Serbisë, me procedurat si edhe deri tash..

Ai ka deklaruar se nuk do të ishte në Bruksel, sikur të mos ishin marrë vesh për këtë çështje, duke konfirmuar se në takim është biseduar për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i angazhuar për Kosovën, deklaroi se kërkesat për vizitë në Kosovë do t’i drejtohen EULEX-it, i cili merr vendim për këtë.

Pas darkës treorësh të Baroneshës Ashton me Thaçin e Daçiqin, ky i fundit u deklaroi medieve se “ishte një nga takimet e suksesshme”. Sipas taij, në këtë takim janë marrë vesh që në listat zgjedhore për katër komunat në veri të Kosovës të shtohen edhe 12 mijë votues.

Edhe zëdhënësja e përfaqësues së lartë, Maja Kocijançiç përmes twiterit deklaroi se Ashton pati një bisedë të dobishme e me rëndësi me dy kryeministrat.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili nga darka punuese doli paka para Daçiqit, deklaroi se takimi ishte konstruktiv dhe se Prishtina e Beogradi do të vazhdojnë të punojnë për zbatimin me konsekuencë të Marrëveshjes së Brukselit.

Mediet e Beogradit raportojnë se Thaçi iu shmang përgjigjeve diskete në disa pyetje që iu shtruan, por deklaroi se “lufta e ftohtë ndërmjet Kosovës e Serbisë ka përfunduar”.

Më Shumë

Festimet për Ditën e Pavarësisë së ShBA-së nisin në Prizren

Me një ceremoni festive, në Prizren kanë nisur festimet për Ditën e 249-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Aktiviteti u zhvillua në...

Një vit prej ndarjes nga jeta të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare

Një vit më parë u nda nga jeta, në moshën 88-vjeçare, gjeniu i letrave shqipe, Ismail Kadare. Ai ishte shkrimtari shqiptar më i shquar brenda...

Lajmet e Fundit