Theret me thikë daullexhiu i Ramazanit, gjatë paralajmërimit të iftarit

Daullexhiu i Ramazanit në Strugë, 79 vjeç, derisa lëvizte nëpër qytet duke lajmëruar me daullen e tij kohën e iftarit për besimtarët mysliman të Strugës është sulmuar me thikë nga një person, dhe si pasojë ka përfunduar në spital.

Sulmi ndaj viktimës me inicialet L.D ka ndodhur mbrëmë në orën 20:30 në kohën e iftarit.

Pas këtij sulmi, daullexhiu L.D. është dërguar në repatin e kirurgjisë në Spitalin e qytetit, ku i është dhënë ndihma e e nevojshme mjekësore, dhe pas hospitalizimit për trajtim spitalor është konstatuar se është jashtë rrezikut për jetë.

Viktima ka deklaruar për INA se u sulmua pa pritur nga një person i panjohur dhe pa pasur asnjë problem paraprak.

“Isha gati duke përfunduar me të rënat e daulles, kur papritmas më sulmoi, duke ma hedhur daullen në Dri dhe menjëherë e nxorri thikën dhe më goditi. Siç e pash ishte tepër i dehur” , ka thënë 79 vjeçari. /INA/

Më Shumë

Useini vazhdon me Lirinë edhe për sezonin e ri

FC Liria ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me Meti Useinin edhe për sezonin e ri, duke ruajtur në skuadër një nga lojtarët me më...

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit