11.7 C
Prizren
E martë, 24 Shkurt, 2026

Theret me thikë një person në Atmaxhë të Prizrenit

Një përleshje mes dy personave ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një lokal në Prizren, që eskaloi në përdorimin e thikës dhe për pasojë u ther një 42-vjeçar, raporton Gazeta Sinjali.

Për pasojë ai është dërguar në spital, ndërsa i dyshuari u identifikua dhe u prangos.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës së spitalit kanë bërë të ditur se i dyshuari ishte kapur fillimisht me vëllain e viktimës në një lokal dhe më pas konflikti ka vazhduar, kur i dyshuari i ka shkruar në shtëpi në fshatin Atmaxhë, ku e ka sulmuar me thikë viktimën.

Për shkak të plagëve të rënda, ai është dërguar në spitalin rajonal për trajtim mjekësor, teksa Policia e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor të dyshuarin H.Sh. Me rastin e kontrollit policor, atij i është gjetur mjeti i mprehtë, që dyshohet se u përdor në rast.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pas intevristimit, atij i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën lëndim i rëndë trupor.

Më Shumë

Kuvendi voton buxhetin e Kosovës për vitin 2026

Deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, 32 kundër dhe asnjë abstenim i kanë thënë po buxhetit gati 4 miliardësh të Republikës...

Sfida interesante në Ligën e Parë të meshkujve

Këtë javë zhvillohet xhiroja e 13-të në kuadër të Liga e Parë e Meshkujve, ku janë paraparë tri ndeshje interesante që pritet të ndikojnë...

Lajmet e Fundit