Tifozët e Dortmundit kontestojnë qëndrimin e Aubameyangut: Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi

Sulmuesi afrikan, Pierre Emerick Aubameyang nuk është duke u rehatuar tek Borussia Dortmund.

Sa herë që hapet afati kalimtar për futbollist, gabonezi është në qendër të vëmendjes duke filtruar me skuadrat tjera.

Gjatë këtij afati kalimtar, lojtari është lidhur me një kalim të mundshëm në Londër te Arsenali.

Dortmund deri më tani ka refuzuar dy oferta të Arsenalit të cilat nuk arrinin shumën e 70 milionë eurove.

E ditë më parë ai u suspendua për një ndeshje nga klubi pasi ka thyer disa rregulla.

E në takim ndaj Freiburgut, sulmuesi nga Gaboni është rikthyer në fushë por nuk është pritur mirë nga tifozët vendas.

Image
Një parullë gjigante në ‘Signal Iduna Park’ është shpalosur nga tifozët verdh e zi në drejtim të Aubas.

“Asnjë lojtar nuk është më i madh se klubi”, shkruhej në parullën e shpalosur nga tifozët vendas.

Gjatë ndeshjes Aubameyang shpeshherë edhe është vërshëllyer nga tifozët të cilët janë lodhur nga teket e afrikanit.

Image
Edhe pse largimi i tij tani është i mirëpritur nga tifozët, Dortmundi nuk e ka ndërmend ta lë të largohet pa u paguar 70 milionë euro për të.

Më Shumë

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Universiteti i Prishtinës ka hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në nivelin baçelor dhe master për vitin akademik...

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Lajmet e Fundit