Totaj premton mbështetje për bizneset

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar dy ndërmarrje të suksesshme ‘Ramplast’ dhe ‘Eurofix’ në Malësi të Re.

Gjatë takimit me sipërmarrësit e këtyre ndërmarrjeve prodhuese, Totaj u njoftua për vështirësitë me të cilat janë përballur dhe mungesën e përkujdesit të institucioneve lokale e qendrore.

Ky mosinteresim ka ndikuar në mos shfrytëzimin e kapaciteteve, që kanë intervistuar këta biznesmen.

Totaj ka theksuar se me fitoren e PDK-së në Prizren bizneset do të kenë një tretman më ndryshe si dhe do të përkrahen fuqimisht, “sepse përmes ndërmarrjeve të mesme dhe të vogla do të rritet numri i të punësuarve”.

“Fokus im si kryetar i ardhshëm, por edhe i programit të PDK-së është zhvillimi ekonomik dhe përkrahja e bizneseve”.

Në fund të këtyre vizitave, Totaj ka marrë zotimin e përfaqësuesve të këtyre ndërmarrjeve se do ta përkrahin me votë PDK-në, sepse besojnë vota e tyre do të jetë votë për të ardhmen e Prizrenit.

Ndërsa më pas Kandidati i PDK-së, i shoqëruar edhe me disa anëtarë të Shtabit Zgjedhor ka zhvilluar një takim me strukturat e nëndegës së PDK-së, me ç’rast kryesia e kësaj nëndege ka theksuar se janë të mobilizuar që vota e banorëve të Malësisë së Re të jetë për PDK-në dhe për kryetarin Totaj, sepse edhe ata janë bindur se vetëm me PDK-në ndihen të dinjitetshëm dhe mund t’i realizojnë projektet për zhvillimin e fshatit. Gjithashtu ata theksuan një varg dështimesh të qeverisës së Haskukës.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit