Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka reaguar ashpër ndaj ligjit të miratuar për Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, përmes të cilit kompetencat e inspektorateve komunale në fushën e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë kalojnë nga niveli lokal në atë qendror.
Totaj cilëson këtë vendim si të papranueshëm dhe si një hap të drejtpërdrejtë kundër decentralizimit.
Pagesa me këste / Shiten 3 banesa në Kompleksin “Prizreni i Ri”
Sipas tij, ligji bie ndesh me Kushtetuta e Republikës së Kosovës, me Ligji për Vetëqeverisje Lokale, si dhe me Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Lokale, të cilën Kosova e ka pranuar si standard bazë për demokracinë lokale.
“Komuna nuk është degë e administratës qendrore. Ajo është institucion i të zgjedhurve nga qytetarët. Inspektorati komunal është mekanizëm për mbrojtjen e konsumatorit, biznesit lokal dhe rendit në treg”, tha Totaj.
Ai paralajmëroi se heqja e këtyre kompetencave nuk përbën reformë, por centralizim që, sipas tij, dobëson komunat, rrit burokracinë dhe e largon shtetin nga qytetari.
Sipas tij, ky veprim nuk përfaqëson mënyrën e duhur të ndërtimit të partneritetit ndërinstitucional.
“Kjo sot prek inspektoratin, por nesër mund të preken fusha të tjera vitale për komunën,” deklaroi ai, duke theksuar se nuk do të heshtë përballë çdo vendimi që, sipas tij, dëmton autonominë lokale dhe interesin e qytetarëve”.
Totaj tha se decentralizimi është themel i shtetit demokratik dhe se, sipas tij, “pa komuna të forta, nuk ka Kosovë të fortë”./PP/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
