Tottenham-i ndjek me interes situatën e Griezmann-it

Skuadra angleze e Tottenham-it po ndjek me interes të ardhmen e pasigurtë të francezit, Antonie Griezmann-it.

Aktualisht i huazuar te Atletico Madrid-i nga Barcelona, ende nuk është e sigurtë nëse do të qëndrojë në kryeqytet më gjatë, apo do kthehet në “Camp Nou” në fund te sezonit.

Megjithatë, mundësitë më të mëdha janë që 30-vjeçari të mos blihet përfundimisht nga Atletico. Diego Simeone ka objektiva të tjera në merkato përsa i përketë sulmit.

Nga ana tjetër, duket se dhe te Barcelona nuk do të jetë shumë i mirëpritur. Ndaj dhe Antonio Conte po e vëzhgon me kujdes situatën e tij.

Tottenham-i është nga të paktat skuadra evropiane që ka potencialin ekonomik për të blerë kartonin e francezit. Karton i cili vlerësohet rreth 40 milionë euro.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Prizren: Gjyqtarja Diora Bajrami siguron kandidaturën për anëtare të KGJK-së

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit është zhvilluar procesi zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatit të vetënominuar për anëtar të Këshilli Gjyqësor i Kosovës nga radhët...

Lajmet e Fundit