-2.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Tragjedia në Bavari, ky është i dyshuari për vrasjen e Fatos Lumit nga Suhareka

Fatos Lumi ka vdekur dhe Haki Lumi vëllai i tij nga Suhareka ka mbetur i plagosur rëndë. Siç shkruan gazeta gjermane “Bild” Fatos Lumi dyshohet se është vrarë nga 41-vjeçari Shpejtim G., i cili tashmë gjendet nën prangat e policisë gjermane.

Gjithçka kishte ndodhur në një parking të një supermarketi në rajonin e Abensbergut në Bavari. Fatos Lumi ku kishte mbetur i vdekur në vend pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat.

Ndërkohë, i plagosur rëndë kishte mbetur vëllai i tij Haki Lumi. Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe familjarë të vëllezërve Lumi.

Ndërkohë, fqinjët e të ndjerëve në qytetin e Abensberg kanë thënë se viktimat kanë jetuar më parë së bashku në shtëpinë e të dyshuarve, dhe se kishin punuar bashkë me ta.

“Viktimat kanë jetuar në shtëpinë e të dyshuarve. Ishin punësuar prej tyre. Disa kohë më parë ata ishin shpërngulur, dhe kishin themeluar kompaninë e tyre. Më pas ata iu bënë konkurrentë”, ka thënë një fqinjë për BILD, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me rastin është arrestuar edhe Petrit R., i cili më pas është liruar nga Policia gjermane.

Sipas informacioneve të Gazetës Express viktimat dhe i dyshuari për vrasjen kanë lidhje familjare mes vete. /GazetaExpress/

Më Shumë

Dalja në zgjedhje arrin 28.97% deri në orën 15:00, më e lartë se në zgjedhjet e 9 shkurtit të këtij viti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat preliminare për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00, duke u bazuar në rezultatet e ardhura...

Gjyqtarja Diora Bajrami emërohet nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prizren

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në vazhdimin e mbledhjes së 357-të, ka caktuar Diora Bajramin në pozitën e nënkryetares së Gjykatës Themelore në Prizren. “Bazuar...

Lajmet e Fundit