8.2 C
Prizren
E martë, 28 Tetor, 2025

Trajneri i Shakhtarit, Castro: Reali ka gabuar që lejoi largimin e Ronaldos, futbollistin më efektiv në botë

Cristiano Ronaldo është futbollisti më efektiv dhe asnjëherë nuk është dashur t’i lejohet largimi nga Real Madridi – ka thënë trajneri i Shakhtar Donetskut, Luis Castro.

Gjatë nëntë viteve të kaluara në Santiago Bernabeu, superylli portugez shënoi rekord prej 450 golash dhe fitoi 15 trofe të mëdha me klubin.

Në verën e vitit 2018, ai u largua drejt Juvetnusit dhe vazhdoi me formën e jashtëzakonshme duke shënuar shumë gola dhe i ka fituar dy tituj radhazi të Serie A.

(Foto: Instagram/cristiano)

Të mërkurën mbrëma, Reali luan me Shakhtarin në kuadër të Grupit B në Ligën e Kampionëve, ndërsa trajneri klubit ukrainas ka thënë se Mbretërit gabuan që lejuan largimin e 35-vjeçarit.

“Kur e ke Cristianon në ekipin tënd, kurrë nuk duhet ta lësh të largohet. Kurrë. Po flasim për më të mirin, futbollistin më efektiv në botë, një makinë, makinë e sakrificës”.

“Nuk më pëlqen të bëj krahasime. Por, po, për mua, ai është më i miri. Cristiano ka një histori prapa që është shembullore”, ka deklaruar Luis Castro për Marca. /Telegrafi/

Më Shumë

Nait Hasani: Kurti më premtoi se do t’i vizitojë krerët e UÇK-së, nuk e realizoi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i ka premtuar se do t’i...

Ndalohen mallra të falsifikuara në Vërmicë

Dogana e Kosoves ka njoftuar se gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një veturë...

Lajmet e Fundit