Trepça shndrit mbi Yllin

Trepça e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 77:67 në ndeshjen e dytë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Trepça arriti që t’i fitonte të dy çerekët, me një epërsi të përgjithshme në pjesën e parë  prej nëntë pikëve, ku rezultati është 44:33.

Në çerekun e parë, Trepça fitoi me gjashtë pikë epërsi, konkretisht me rezultat 23:17, ndërsa me pesë pikë e fitoi të dytin, 21:16.

E, në çerekun e tretë “Minatorët” ishin sërish më të mirë sesa suharekasit, duke e fituar atë me rezultat 20:16.

Të vetmin çerek të cilin e fitoi Ylli ishte i katërti, me rezultat 13:18.

Më i miri në parket për Yllin ishte Brown me 35 pikë të shënuara, nëntë topa të vjedhur e dy asistime, teksa te Trepça u dallua Cambridge me 20 pikë, tetë topa të vjedhur e tri asistime

Më Shumë

Përmbyllet manifestimi “Java Remzi Ademaj – Shtigjeve të Lirisë” në Prizren

Me një ceremoni solemne të mbajtur në Shtëpia e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, është përmbyllur edicioni i sivjetmë i manifestimit tradicional “Java Remzi...

Shpërthim në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia jep detaje

Një shpërthim i dyshuar me granatë dore ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Prizren, duke shkaktuar dëme të...

Lajmet e Fundit