Tribunali, vetëm me Dick Marty-n

Kuci-hajredin5-30Nëse Kosova do t’i thoshte jo miratimit të Gjykatës së veçantë për t’i hetuar pretendimet e Dick Marty-t, atëherë do të vihej në rrezik partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka thënë në një intervistë për “Zërin”, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili formimin e Tribunalit e sheh si sakrificën e fundit që është dashur ta bëjë Kosova për t’u pastruar nga akuzat e senatorit Marty.

Ai tha se kjo Gjykatë do të ishte bërë edhe pa Prishtinën zyrtare, siç është bërë Prokuroria Speciale, prandaj Kosova e ka kryer një detyrë që është dashur ta bëjë. Kuçi foli edhe për zhvillimet tjera politike, ndërsa themelimin e Forcave të Armatosura brenda kësaj legjislature e sheh të domosdoshme. Ai tha se nëse kjo nuk bëhet atëherë me ardhjen në Kuvend të listës “Srpska” gjërat do të ndryshojnë

Më Shumë

EC Ma Ndryshe kritikon ndërhyrjen mbi muralin në Kejin e Prizrenit, kërkon respektim të integritetit artistik

Organizata EC Ma Ndryshe ka reaguar ndaj ndërhyrjes së fundit artistike të realizuar në Kejin pranë Urës së Arastës në Prizren, duke shprehur shqetësimin...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Lajmet e Fundit