17.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Truproja e MinistrFatmir Limaj negocionte tenderët dhe ryshfetin

Fatmir LimajProkurori gjerman i EULEX’it, Johannes Pickert, e ka cilësuar këtë si grup kriminal me udhëheqës Fatmir Limajn. Limaj akuzohet se më 2008 themeloi këtë grup me pjesëmarrje edhe të vëllezërve Demir e Florim Limaj. Vepra dyshohet se janë kryer me nënshkrimin e kontratave me dy firma, “Eskavatori” dhe “Burimi”. Njëra kontratë ishte për mirëmbajtjen e rrugëve e tjetra për ndërtim.

Një hetim për shpërthimin në lokalin Sekiraqa në Dardani ka çuar hetuesit në zyrën e Fatmir Limajt në Ministrinë e Transportit.

Përgjimet telefonike i kishte kryer policia e UNMIK’ut qysh në vitin 2008 kundër Ali Aliut, një i dyshuar për përfshirjen në këtë shpërthim, që kishte lënë dy të vdekur e 11 të plagosur. Asokohe Aliu ishte zbuluar se po komunikonte me truprojën e Fatmir Limajt, Shpëtim Telaku për tenderë që jepte kjo Ministri.

Koha Ditore ka siguruar aktakuzën e dytë për korrupsion kundër Fatmir Limajt. Ai akuzohet se bashku me Shefin e Prokurimit, Nexhat Krasniqin dhe Shpëtim Telakun për krim të organizuar, përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës, lidhje të kontratës së dëmshme, keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje ryshfeti.

Ali Aliu dhe Beqir Deda, përfaqësues kompanish akuzohen për keqpërdorim të autorizimeve në ekonomi dhe dhënie ryshfeti.

Njëra prej firmave fituese “Burimi” gjatë kohës sa Limaj ishte në Hagë pretendohet se kishte mbledhur 12 mijë euro për pagesën e avokatëve të tij.

Prokurori gjerman i EULEX’it, Johannes Pickert, e ka cilësuar këtë si grup kriminal me udhëheqës Fatmir Limajn.

Limaj akuzohet se më 2008 themeloi këtë grup me pjesëmarrje edhe të vëllezërve Demir e Florim Limaj.

Vepra dyshohet se janë kryer me nënshkrimin e kontratave me dy firma, “Eskavatori” dhe “Burimi”. Njëra kontratë ishte për mirëmbajtjen e rrugëve e tjetra për ndërtim.

Prokurori ka hetuar 50 tenderë rrugësh. Pretendon se ka gjetur prova për dy prej tyre në rajonin e Ferizajt. Dyshimet i ka materializuar me përgjime telefonike kryesisht në mes të Ali Aliut dhe Shpëtim Telakut. Herë me kode e herë haput, shihet se ata flisnin për tenderë. Përmende edhe Limaj, i cili i takonte përfaqësuesit e kompanive tenderuese. Një takim i tillë e kishte pasur në një restorant. Aty kishte shkruar detaje të tenderit në një faturë. Fatura ishte gjetur më vonë në shtëpinë e Limajt gjatë bastisjes.

Prokurori pretendon se Fatmir Limaj dhe Nexhat Krasniqi kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke negociuar, premtuar dhe duke vendosur dhënien e tenderëve për mirëmbajtje/ndërtim të rrugëve mbi bazë të favorizimit politik dhe përfitimit material.

“Tenderët u premtuan dhe u dhanë duke anashkaluar dhe manipuluarrregullat e tenderimit, që ndalon favorizimine një kompanie mbi tjetër fazë të prokurimit publik”, shkruan në aktakuzë.

“Shpëtim Telaku e ndihmoi Fatmir Limajn e Nexhat Krasniqin për t’i manipuluar procedurat e tenderit duke kryer aranzhime për marrëveshje private, duke negociuar, duke bartur dokumente të tenderit, duke kërkuar para dhe duke bartur komunikimin privat, përfshirë premtimet për dhënie të tenderit ndërmjet përfaqësuesit të kompanisë Ali Aliu dhe Fatmir Limajt para dhe gjatë procesit të tenderimit”, shkruan Prokurori.

Më Shumë

Lajmet e Fundit