31.4 C
Prizren
E enjte, 28 Gusht, 2025

Tryezë për dënimin e Ramadan Mujës

Organizata Joqeveritare “Ec Ma Ndryshe” organizon tryezë me temën “Ekspeditiviteti i gjyqësorit kundruall rasteve të zyrtarëve publik”. Kjo tryezë mbahet nesër në Restaurant ‘Marashi’ në Prizren në ora 11:00.

Përfaqësuesja e “Ec Ma Ndryshe”, Elmedina Baxhaku njoftoi se tryeza mbahet në kuadër të projektit “Transparenca Online e komunave të Prizrenit, Mamushës dhe Prishtinës”.

Të ftuar në panel janë: Ymer Berisha, zëdhënës i Komunës së Prizrenit, Arbër Rexhaj, Lëvizja Vetëvendosje dhe Ismet Kryeziu, drejtor ekzekutiv, Instituti Demokratik i Kosovës.

“Në muajin mars është bërë një vit që prej se Gjykata Themelore e Prizrenit ka shpallur aktgjykimin fajësues ndaj kryetarit të komunës së Prizrenit. Ndonëse kanë kaluar një vit ankesa e mbrojtjes së kryetarit të Prizrenit ende nuk është shqyrtuar në Gjykatën e Apelit”, tha Baxhaku.

“Në anën tjetër organet e drejtësisë vazhdimisht kanë theksuar se rastet korruptive dhe të abuzimit me detyrën zyrtare janë prioritare për shqyrtim. Por tashmë janë mbushur dy vjet që prej se organet e drejtësisë merren me rastin e kryetarit të Prizrenit dhe çështja ende nuk është përmbyllur”.

“Tryeza është një përpjekje për të diskutuar mbi rreziqet që i kanosen integritetit të institucionit të kryetarit të komunës dhe parimit të qeverisjes së mirë në nivel lokal nga zyrtarët publik që ballafaqohen me procese gjyqësore, që marrin kohë për t’u zgjidhur. Gjatë diskutimeve të tryezës, do të analizohen mundësitë për masat që mund të ndërmerren për rritjen e efikasitetit të gjyqësorit në trajtimin e rasteve të zyrtarëve publik që kanë problem me ligjin”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni siguron hyrje falas për tifozët ndaj Trepçës

Prizreni ka njoftuar se hyrja për tifozët në ndeshjen e radhës ndaj Trepçës do të jetë falas. Ky gjest është mundësuar nga njëri prej...

E kapën për fyti, ia mbyllën gojën – tre hajna tmerrojnë një shtetase të huaj në Prizren, i grabitën 2000 euro dhe telefonin

Një rast i rëndë grabitjeje ka ndodhur këtë të diel në Prizren, ku një shtetase e huaj ka përjetuar tmerr brenda banesës së saj,...

Lajmet e Fundit