8.1 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Turqia vret 932 kurdë dhe pjesëtarë të ISIS-it, kërcënon SHBA-të

Ka hyrë në ditën e 16-të ndërhyrja ushtarake e Turqisë në Siri për të luftuar grupet kurde të ashtuquajtura PYD dhe luftëtarët e grupit terrorist ISIS.

Sipas një njoftimi për shtyp nga Forcat e Armatosura të Turqisë, bilanci i këtyre operacioneve është “932 kurdë dhe terroristë të vrarë dhe pesë shënjestra të shkatërruara”.

Ushtria turke thekson se asnjë aeroplan luftarak i saj nuk është sulmuar gjatë luftimeve.

E njëjta komunikatë bën me dije gjithashtu se “13 ushtarë turq kanë rënë dëshmorë” dhe 57 të tjerë janë plagosur në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Pavarësisht se fillimisht ky operacion nuk u mirëprit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia më 20 janar filloi operacionin ‘Dega e Ullirit’, kundër kurdëve dhe ISIS-it në Afrin të Sirisë.

Pas marrjes së qytetit Afrin, Turqia po planifikon të vazhdojë luftimet në qytetin e Munbijit, por në këtë qytet ndodhen edhe ushtarë amerikanë dhe një ndërhyrje e mundshme mund të shkaktojë konflikt me këta të fundit, raporton Kosovapress.

Ndërsa ushtria amerikane ka bërë të ditur se nuk do të largohen nga ky qytet, zëvendëskryeministri i Turqisë, Bekir Bozdag, ka kërcënuar ashpër duke shprehur se “do të luftojnë edhe ushtarët amerikanë nëse dalin me veshje të terroristëve”.

Një konflikt ushtarak SHBA-Turqi do të ishte fatal për organizatën ushtarake NATO, pasi këto dy shtete kanë shumë ndikim në të.

Ushtria Amerikane është më e avancuar nga ana teknologjike por Turqia ka numrin më të madh të ushtarëve në NATO.

Më Shumë

Rasti BKS, Gjykata Themelore në Prizren dërgon në mbajtje 39 të dyshuar

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se pas përfundimit të seancës dëgjimore për caktimin e masës së sigurisë ndaj 39 të pandehurve, të njëjtit...

Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prizren, të mërkurën. Lajmi është konfirmuar nga Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit