6.9 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

U pajtua për tu transferuar te Leedsi, por i refuzoi nga aeroporti për tu transferuar te një tjetër skuadër – dështon në testet mjekësore dhe mbetet te Marseille

Bamba Dieng nuk do ta harrojë kurrë 1 shtatorin e vitit 2022, pasi i ka ndodhur një gjë shumë e papritur.

Sulmuesi senegalez kishte vendosur të largohet nga Olympique Marseille pasi konkurrenca në këtë klub ishte e madhe pas nënshkrimeve me Alexis Sanchez e Luis Suarez.

22-vjeçari fillimisht kishte rënë dakord për tu transferuar te Leeds United në Ligën Premier dhe Marseille gjithashtu kishte arritur marrëveshje me klubin anglez.

Reprezentuesi senegalez ishte në aeroport të Marseilles për tu nisur drejt Anglisë kur në atë moment erdhi një ofertë më e lartë financiare nga skuadra tjetër franceze OGC Nice.

Në atë moment Dieng ndërroi mendje duke refuzuar Nicen, por më e rënda për të do të vinte pas disa orëve.

 

Sulmuesi qendror mori aeroplanin për të shkuar në Nice, ku nuk arriti t’i kaloj testet mjekësore dhe transferimi i tij dështoi tek klubi kuqezi.

Dieng ka kontratë me Marseillen deri në verën e vitit 2024, por ai mund ta finalizoj ende transferimin te Nice pasi sot do të ketë teste të reja mjekësore dhe dy klubet kanë marrë leje speciale nga Ligue 1 për tu kryer transferimi. /Telegrafi/

Më Shumë

Trepça e mposht lehtësisht Yllin në Suharekë

Kampionia e Kosovës në fuqi, Trepça ka arritur fitoren e 16 radhazi në elitën e basketbollit kosovar duke e mposhtur Golden Eagle Yllin me...

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Lajmet e Fundit