U tall me pandeminë, reperja e njohur infektohet me Koronavirus

Reperja e njohur, Doja Cat ka rrëfyer për herë të parë se para disa ditësh ishte infektuar nga Koronavirusi, por tani është shëruar.

24-vjeçarja, emri i vërtetë i së cilës është Amala Ratna Zandile Dlamini, konfirmoi se ishte infektuar gjatë një interviste me Yinka dhe Shayna Maria në “Capital XTRA”.

Ajo tregoi se simptomat i kishin zgjatur 4 ditë dhe në fillim ishte frikësuar.

Image

Në mars, gjatë një videoje live me ndjekësit e saj Doja ishte “tallur” me sëmundjen, duke u shprehur se nuk kishte frikë pasi sipas saj ishte veçse një grip.

“Nuk dua t’ia di fare për Koronën, është thjesht grip. Nuk jam e frikësuar. Pini ujë, çaj dhe flini- kaq duhet të bëni. Ju keni kaq shumë frikë nga ajo dreq Korone, jeni kaq shumë të frikësuar sa mua tani më pihet një “Korona””, ishte shprehur mes të tjerash ajo.

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Malisheva përforcohet me Keslin Shanin

Malisheva ka zyrtarizuar transferimin e futbollistit Keslin Shani, i cili do të jetë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Shani vjen te Malisheva pasi...

Lajmet e Fundit