21.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shtator, 2024

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpallë konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka shpallur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve master për vitin akademik 2024/2025.

 

Sipas njoftimit të këtij universiteti në studimet postdiplomike – master mund të regjistrohen gjithsejtë 250 studentë.

“Nga numri i përgjithshëm i përmendur më lart, duke u bazuar në UA nr. 09/2016 të MASHTI-it, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren (UUHP) do të regjistrojë deri në 12%  përkatësisht deri 29 studentë të rregullt nga komunitetet jo-shumicë. Kuota prej  12%  të vendeve të rezervuara për regjistrim të studentëve nga komuniteti jo-shumicë do të shpërndahet në mënyrë proporcionale sipas përqindjes së numrit të përgjithshëm të studentëve për secilin program të fakulteteve veç e veç”, thuhet në njoftim.

Në studimet master në Universitetin‘’Ukshin Hoti’’në Prizren mund të konkurrojnë kandidatët të cilët kanë përfunduar studimet baçelor apo studimet themelore para hyrjes në fuqi të Deklaratës së Bolonjës në të gjitha institucionet e akredituara të arsimit të lartë në Kosovë.

“Në kushte të barabarta, përparësi pranimi do të kenë kandidatët të cilët i kanë mbaruar studimet themelore-Baçelor në Universitetin’’Ukshin Hoti’’në Prizren”, thuhet në njoftim, teksa sqarohet se të drejtë konkurrimi kanë gjithashtu edhe kandidatët të cilët studimet themelore i kanë përfunduar jashtë Kosovës.

Përzgjedhja e kandidatëve për të gjitha fakultetet do të bëhet bazuar në suksesin në studimet themelore deri në 30 % të pikëve dhe në suksesin në provim pranues deri në 70 % të pikëve.

“Të drejtë radhitjeje, përkatësisht pranimi kanë vetëm kandidatët që arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues. Kandidatët të cilët nuk arrijnë 40% nga numri i pikëve të parapara për provim pranues nuk mund të pranohen edhe nëse mbeten vende të paplotësuar sipas konkursit”, thuhet në njoftim.

Aplikimi dhe paraqitja e dokumenteve mund të bëhet prej datës  25 shtator 2024  deri më datë 9 tetor 2024.

Marketing

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Objekti ‘Liria’ do të rrënohet më 8 tetor për zgjerimin e rrugës në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se më 8 tetor do të fillojë rrënimi i objektit të ndërmarrjes "Liria", i cili ndodhet në Bazhdarhane, pas...

Në Rahovec shënohet Dita Ndërkombëtare e Paqes

Në Rahovec u shënua Dita Ndërkombëtare e Paqes me një aktivitet të organizuar nga Shoqata e Pavarur e Gruas “Hareja” në bashkëpunim me Drejtorinë...

Lajmet e Fundit