Varroset Kujtim Paçaku

I është dhënë lamtumira e fundit ish- deputetit të Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku.

Figura e Paçakut është vlerësuar lartë nga bashkëpuntorët e tij.

Nexhip Menekshe, tha se Paçaku, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në mbrojtjen e identitetit të komunitetit rom.

“Neve na mbetet që ta ndjekim me përkushtim rrugën e tij”, tha Menekshe.

Një fjalë rasti me rastin e ndarjes nga jeta të Kujtim Paçakut, e mbajti edhe miku i tij, aktori Xhevdet Doda.

“I ndjeri ishte ndër personalitetet më të merituara për kultivimin e vlerave kulturore të romëve përmes teatrit”, tha Doda.

Ndërkaq, në emër të familjes ka folur djali i të ndjerit, Denuri.

Ai , tha se ikja nga kjo botë e babait të tij është një humbje e madhe, “por që veprat e tij jetësore na bëjnë që të krenohemi përgjithmonë me të”.

Pas kësaj akademie, një kortezh i gjatë funeral ka marshuar nëpër qytetin e Prizrenit deri tek varrezat, ku i është dhënë lamtumira e fundit ish-deputetit, poetit e aktivistit të komunitetit rom, Kujtim Paçaku, i cili dje është ndarë nga jeta në moshën 59 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë./TV Prizreni/

Më Shumë

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

PrizrenFest dhe Teatri “Bekim Fehmiu” vazhdojnë bashkëpunimin për tre vitet e ardhshme

PrizrenFest dhe Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren kanë nënshkruar memorandum për ripërtëritjen e bashkëpunimit, duke e zgjatur partneritetin e tyre edhe për...

Lajmet e Fundit