3.5 C
Prizren
E hënë, 16 Shkurt, 2026

Vdekja e 26 vjeçarit në Suharekë, gjithçka që dihet deri tani

Një person i moshës 26 vjeçare ka ndërruar të hënën jetë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në fshatin Greikoc të Suharekës.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit.

Zëdhënësi i Policisë, Vesel Gashi ka njoftuar se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë, ndërkaq afër shtëpisë së 26 vjeçarit është gjetur një armë e tipit AK47, që dyshohet se është përdorur në këtë rast.

Gashi ka thënë se rreth orës 15:55, Spitali Rajonal i Prizrenit ka pranuar një pacient në gjendje të rëndë, dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, i njëjti më vonë ka ndërruar jetë.

“Pas marrjes së informatës, njësitë e Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Greikoc të Suharekës dhe në një objekt përcjellës, 20 deri në 30 metra larg shtëpisë së viktimës, është gjetur një armë AK-47 e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe rasti është duke u trajtuar si ‘Vdekje e dyshimtë’”, ka deklaruar Gashi.

Ndërkaq, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Njësitet relevante po merren me rastin.

Të hënën është raportuar se 26 vjeçari, Faton Haxhaj, djali i dëshmorit Haxhi Haxhaj. /Telegrafi/

Më Shumë

Gjyqtarët dalin nga parketi në ndeshjen Bashkimi – GO+ Peja, në shenjë proteste për kolegun e tyre

Vetëm dy sekonda pasi nisi ndeshja mes Bashkimit dhe GO+ Pejës në “Sezai Surroi” në Prizren, gjyqtarët e ndeshjes kanë dalë jashtë parketit. Ndeshja u...

Finalja e Kupës së Kosovës zhvillohet në Rahovec

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që finalja e Kupës së Kosovës këtë sezon të zhvillohet në Rahovec. Sipas njoftimit...

Lajmet e Fundit