1.5 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Vdes aktorja legjendare dhe nëna e Sean Penn, Eileen Ryan

Eileen Ryan vdiq të dielën në moshën 94-vjeçare në shtëpinë e saj në Malibu, Kaliforni, njoftoi të hënën një zëdhënës i familjes së famshme të yllit.

Ajo do të bëhej 95-vjeçare në fund të këtij muaji.

Informacione shtesë, duke përfshirë shkakun dhe mënyrën e vdekjes së saj, nuk ishin të disponueshme menjëherë.

Vdes nëna e Sean Penn

Aktorja legjendare ishte nëna e aktorëve Sean Penn, 62-vjeç dhe Chris Penn, i cili vdiq në vitin 2006 në moshën 40-vjeçare, si dhe muzikantit Michael Penn, 64-vjeç.

Të gjitha lajmet nga Sean PennTë gjitha lajmet nga Sean Penn

Për 41 vjet, Ryan ishte gruaja e aktorit dhe regjisorit Leo Penn, të cilin e takoi në New York në vitin 1957 në provat për shfaqjen “The Iceman Cometh”.

Sean Penn me të ëmën

Ata u martuan menjëherë pas takimit dhe mbetën të martuar deri në vdekjen e Leos në 1998.

Ryan gjithashtu u shfaq në Broadway në “Sing Till Tomorrow” nga 1953 deri në 1954 dhe më pas përsëri në 1958 për “Comes a Day”.

Ajo është shfaqur në disa projekte të Sean Penn

Filma të tjerë të saj përfshijnë: “Feast” (2005), “Parenthood” (1989), “Eight Legged Freaks” (2002), “Magnolia” (1999), “All the King’s Men” (2006), “At Close Range” (1986), “I Am Sam” (2001), “The Indian Runner” (1991) dhe “The Crossing Guard” (1995). /Telegrafi/

Më Shumë

Tallja e pushtetit me Gjergj Kastriotin dhe Nënën Terezë

Nga Fahri Musliu GJERGJ KASTRIOTI Më 28 nëntor të vitit 2019 , kryetari i atëhershëm i komunës, M. Haskuka e përuroj përmendoren e Gjergj Kastriotit...

Dimri Kulturor 2025 nis me muzikë dhe atmosferë festive në Prizren

Me muzikë dhe atmosferë festive filloi mbrëmë “Dimri Kulturor” në Prizren, një oazë festash që do të mbetet qendër e argëtimit deri më 5...

Lajmet e Fundit