Vëllezërit e ndarë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore ritakohen pas 77-vjetësh

Dy vëllezër, të cilët u ndanë nga njëri tjetri në vitin e largët 1945, do të ritakohen sërish pas 77-vjetësh.

Ted Nobbs, tashmë 83 vjeç dhe vëllai i tij Geoff, 79 vjeç, kanë kaluar më shumë se shtatë dekada rreth 10 mijë milje larg njëri-tjetrit, pasi familja e tyre u nda në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Të dielën, ata do të ribashkohen kur Ted do të fluturojë për në Australi, aty ku Geoff jeton që prej moshës 7-vjeçare.

Ted, së bashku me vëllezërit e motrat Barry dhe John, u ndanë të gjithë nga vëllai i tyre më i vogël Geoff pasi nëna e tyre vdiq nga kanceri në moshën vetëm 30 vjeç, në vitin 1945./A2CNN/ KultPlus.com

Më Shumë

Rahoveci ndan Medaljen e Lirisë në Ditën e Çlirimit

Me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Komunës së Rahovecit, do të mbahet ceremonia solemne e ndarjes së Medaljes së Lirisë, në...

Zgjedhjet kaluan pa incidente, Latifi falënderon qytetarët e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka falënderuar qytetarët për sjelljen e tyre gjatë procesit zgjedhor, duke vlerësuar nivelin e lartë të kulturës...

Lajmet e Fundit