Sipas raportit 24 orësh nga Policia e Kosovës tre prej të dyshuarve janë shtetas kosovarë, ndërsa një nga ta është shtetas i Shqipërisë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre kosovarë dhe i dyshuari tjetër shtetas i Shqipërisë, pasi që gjatë kontrollit në veturën me të cilën qarkullonin, janë gjetur dhe konfiskuar 300 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë”, njofton Policia.

Në konsultim me prokurorin, vetura është sekuestruar ndërsa katër të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.