Vetëvendosje: Keqardhje e thellë për vrasjen e Pistës

VV-logo9-09“Me keqardhje të thellë morëm lajmin për vrasjen makabre të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, i cili u vra mbrëmë në prani të gruas dhe miqve të tij”, thuhet në fillim të deklaratës së lëvitjes Vetëvendosje lidhur me vrasjen e Elvis Pistës në Rahovec.

Mëtutje, Lëvizja Vetëvendosje shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit, miqve, dashamirëve, bashkëpunëtorëve si dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kërkojmë nga organet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë krim dhe përgjegjësin apo përgjegjësit e krimit t’i sjellin para drejtësisë”, thotë Vetëvendosje.

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

“Burri e gruaja të lënduar”, detaje nga aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në kilometrin e 52-të të segmentit rrugor Prishtinë-Malishevë. Dy persona (burrë dhe grua),...

Lajmet e Fundit