26 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Vijnë për pushime, vdesin në Kosovë

Disa familje kanë humbur jetën gjatë pushimeve në Kosovë

Nga aksidenti tragjik i së dielës në Suharekë, humbën jetën pesë persona.

Katër anëtarët e familjes Sadiku nga Sopia, që vdiqën të dielën, një ditë më herët kishin ardhur nga Zvicrra në Kosovë.

Policia konstatoi se mos-përshtatja e shpejtësisë më kushtet e rrugës ishte shkaktar i këtij aksidenti.

Kjo nuk është hera e parë, që pushimet në vendlindje bëhen të fundit për bashkëatdhetarët.

Më 28 korrik të vitit 2017, katër anëtarë të familjes Alidemaj nga Pozharani i Vitisë humbën jetën në aksident trafiku.

Ata po ktheheshin nga një aheng familjar ku për shkak të shpejtësisë së madhe kishin rënë nga rrethrrotullimi kryesor në hyrje të Prishtinës.

Policia atë kohë konstatoi se aksidenti kishte ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë gjë që kishte bërë që vetura të fluturonte 53 metra larg vendit të aksidentuar.

Tre vite më parë, të njëjtin fat e kishin edhe familja Bytyçi të cilët po udhëtonin në drejtim të Kosovës, për pushime, por kjo nuk ndodhi.

Ata humbën jetën pasi u përfshinë në një aksident në Rrugën e Kombit, ku përpos kësaj mbetën të lënduar edhe gjashtë persona të tjerë.

Për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, në Leban të Prishtinës u aksidentuan bashkëatdhetarët që kishin ardhur për pushime, ku në këtë aksident humbi jetën një foshnjë.

Çdo sezonë të verës shtohen edhe më shumë numri i aksidenteve, për shkak të pjesëmarrjes më të madhe të veturave në komunikacion.

E me këtë Policia e Kosovës, çdo vit rrit masat e sigurisë, mirëpo përkundërt kësaj, numri i aksidenteve është gjithmonë e më i madh.

Më Shumë

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Apeli liron nga paraburgimi zyrtarin policor të dyshuar për keqtrajtim të qytetarit në Prizren

Avokati Blerim Mazreku ka njoftuar se Gjykata e Apelit e ka liruar nga paraburgimi zyrtarin policor Remzi Pulaj, i cili dyshohet për keqtrajtim të...

Lajmet e Fundit