Vrau gruan me çekiç, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm në Itali

Gëzim Alla, muratori shqiptar që vrau bashkëshorten 38-vjeçare me çekiç është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ngjarja kriminale ndodhi më 18 Prill 2021 ku Gëzim Alla goditi me çekiç gruan e tij Dorina Alla , në Pove del Grappa, në provincën e Vicenza-s.

Çifti shqiptar kishte dy fëmijë të moshës 13 dhe 9 vjeç që në momentin e krimit ndodheshin në banesë. Ata ishin fshehur nga frika postë krevatit në dhomën e tyre kur ndodhi krimi makabër.Bëhet me dije se gjykata gjithashtu e dënoi 53-vjeçarin me dëmshpërblim pasuror.

Ai do të duhet të paguajë 100 mije euro për çdo fëmijë

Gjykata urdhëroi edhe heqjen e përgjegjësisë prindërore.

Më Shumë

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Lajmet e Fundit