VV: 12 zotimet për trashëgiminë dhe kulturën në Prizren

Nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren kanë bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme kryeministri Albin Kurti, e ka vizituar këtë qytet bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se në “platformën qeverisëse për mandatin e ardhshëm, mes tjerash, është planifikuar edhe renovimi dhe modernizimi i tërësishëm i Shtëpisë së Kulturës në Prizren dhe aktivizimi i bibliotekës moderne të qytetit, ndërsa ndërtimi i amfiteatrit të hapur në qytet tani është më i jetërsueshëm se kurrë”.

“Këto janë vetëm disa pika referuese të mandatit të ardhshëm katërvjeçar nga 12 zotime sa gjenden në platformën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren për trashëgiminë, kulturën dhe turizmin:

1. Përmirësimi i Infrastrukturës brenda Shatërvanit
2. Ndërtimi i Shtegut Historik
3. Vlerësimi i riorganizimit të sheshit të Arastës
4. Regjenerimin e Drinit të Bardhë për zhvillim të turizmit
5. Kthimi i shtëpive me vlera të trashëgimisë kulturore në bujtina
6. Turizmi malor. Vazhdimi investimeve në pikat ekzistuese turistike (Jabllanicë, Korishë, Nashec, Poslisht, Lubinjë e Poshtme)
7. Studime fizibiliteti për fshatrat turistikë
8. Pasurimi i atraksioneve turistike (Zipline edhe Adventure Park)
9. Funksionalizimi i Cvilenit si qendër të turizmit malor”, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Rahoveci shënon Ditën e Çlirimit, Latifi: Liria është amanet që duhet ruajtur

Të dielën e 14 qershorit, Komuna e Rahovecit ka shënuar Ditën e Çlirimit. Me këtë rast është organizuar edhe një seancë solemne në Kuvendin Komunal. Në...

Lajmet e Fundit