4 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Ylli, kampion vjeshtor në Ligën Unike

Në çerekun e parë të ndeshje kishte shumë gabime nga skuadrat dhe nuk ishin shumë të sakta, e kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 11:10, ku asnjëra skuadër nuk arrinte shkëputjen në rezultat.

Skuadrat paksa u këndellën në periudhën e dytë, ku vendasit ishin më të mirë, duke krijuar epërsi deri në dhjetë pikë, 31:21, sa përfundoi pjesa e parë, që u karakterizua me shumë pak pikë të shënuara në këtë pjesë.

Në periodën e tretë më të mirë ishin mysafirët që shkrinë epërsinë, për të barazuar shifrat në 39:39, por më pas për një nuancë ishin më të mirë vendasit, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 46:41.

Në dhjetë minutat e fundit, kampionët vetëm sa e thelluan epërsinë më shumë, ku më e larta ishte 69:50, ndërsa në fund triumfuan me shifrat 69:52.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Henrik Sirko me 16 pikë e 14 kërcime, shtatë asistime dhe Erjon Kastrati me 18 pikë e tetë kërcime, kurse te Prizreni 16 më i dalluari ishte Ivan Koljeviq me 14 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

Golden Eagle Ylli e përfundon stinorin vjeshtor në vendin e parë me gjashtë fitore dhe një humbje, ndërsa prizrenasit me katër fitore dhe tri humbje, transmeton Klankosova.tv.

Më Shumë

Vdes një 43-vjeçare nga Suhareka, policia: Dyshohet se konsumoi preparate kimike

Një grua 43-vjeçare nga Suhareka ka vdekur të martën në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës...

Pas shiut vjen bora, IHMK: Nga nesër ulje e temperaturave, rrezik nga ngricat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se do të jetë ndryshim të theksuar të kushteve meteroligjike, ulje të temperaturave, reshje bore dhe rrezik nga...

Lajmet e Fundit