Ymeri: Hiqni komunat nga Ligji

visar ymeriVisar Ymeri i Vetëvendosjes ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje kërkon që pjesa ku flitet për komunave të fshihet nga ky ligj sepse tanimë në të gjitha komunat ka përfunduar shndërrimi i ndërmarrjeve publike.

“Vetëvendosje kërkon që kjo të fshihet fare. Nuk duhet të figurojë në këtë Ligj në asnjë mënyrë kjo përgjegjësi e komunave.

Ymeri tha se ata do të votojnë kundër këtij projektligji. Ai shtoi se sipas deklaratave të Qeverisë dhe deputetëve të pozitës nuk ka asgjë të sigurt sa i përket Trepçës.

“Ne do të votojmë kundër këtij Ligji për shkak të kësaj arsye dhe vota jonë për në leximin e dytë kushtëzohet nga amendamentet që do t’i bëhen këtij Ligji e veçanërisht në këto çështje që po i ngrisim këtu”.

Më Shumë

Totaj voton në Prizren, u bën thirrje qytetarëve të dalin në zgjedhje

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka votuar sot së bashku me familjen e tij në zgjedhjet për Parlamentin e Republikës së Kosovës. Pas...

Nën kërcënimin e thikës dhe të maskuar i morën paratë një gruaje në Prizren, ngritet aktakuzë ndaj katër të dyshuarve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve K.K., Sh.G., V.S., dhe L.G., të cilët gjenden në...

Lajmet e Fundit