10.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Zbulohet identiteti i kosovarit të vdekur nga i ftohti në Hungari

hungariShtetasi kosovar që është gjetur pa shenja jete në kufirin Serbi-Hungari është I. F., nga një fshat i komunës së Ferizajt, (identiteti i tij është i njohur për redaksinë).
Gazeta Tribuna ka mësuar se viktima është i vitit 1960 dhe është gjetur 15 metra në brendi të territorit hungarez i ngrirë nga të fohtit.

Sipas burimeve të Tribunës, autoritetet shtetërore tashmë e kanë njoftuar familjen e të ndjerit, për sa kohë që trupi i pajetë i kosovarit ndodhet në Mjekësinë Ligjore dhe është duke iu bërë autopsia nga autoritetet e këtij shteti.

Për këtë është informuar edhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Budapest e cila sot gjatë ditës do të dalë me një qëndrim përkitazi me rastin.

Ndryshe, Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari është informuar nga autoritetet e shtetit hungarez për gjetjen e trupit të pajetë të një shtetasi të Kosovës në territorin e Hungarisë.

“Autoritetet hungareze kanë bërë identifikimin e trupit të pajetë dhe janë në kontakte të vazhdueshme më Ambasadën e Kosovës në Budapest për ndriçimin e rrethanave të ngjarjes. Ambasada e Kosovës në Hungari ka filluar procedurat për kthimin sa më shpejt të trupit të pajetë të shtetasit kosovar në atdhe. Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka vendosur kontakte me familjarët e të ndjerit, të cilëve iu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e të afërmit të tyre”, thuhet në komunikatë.

Më Shumë

Ndahet nga jeta profesori Hajdar Mallaku

Ka ndërruar jetë profesori Hajdar Mallaku, i cili deri në pension ka punuar  në gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren. Ai  ka dhënë kontribut të çmuar...

Bashkimi sot do të jetë pa trajner dhe pa një lojtar

Bashkimi do të jetë pa trajnerin, Igor Jovovic dhe basketbollistin Meriton Ismaili, në ndeshjen e sotme ndaj Boras. Sipas njoftimit të klubit prizrenas, kjo pasi...

Lajmet e Fundit