4 C
Prizren
E enjte, 11 Dhjetor, 2025

Zdrukthtari i Doberdelanit

Mehmeti-portretMehmet Gallapeni një 78 vjeçar nga fshati Doberdelan ka pasur një zanat të zakonshëm, që ishte trashëguar nga i ati Isufi por të veçant në punën e tij e bëri dashuria për drurin, ishte njëri ndër zdrukthtarët më të njohur e më të kërkuar të kohës.Popoullaritetin në vend e arrit falë mjeshtëirsë që tregoi në punimet me dru.

Fillimisht ka punuar si murator, sovatus, e mjeshtër i kulmave gjatë viteve 1953-1959, e pas viteve të 60-ta zbuloj lidhshmerin e tij me drurin, kështu filloj të mirret me zdrukthtari punë në të cilën tregoi një talent të rrallë. Së pari punoj në një puntori afër shtëpisë së tij. Kështu shumë shpejt njerëzit filluan të kërkojnë punime të ndryshme nga punëtoria e tij. Kërkesat çdo herë vinin e rriteshin, e në situata të tilla axha Mehmet merr afër vetës njerëz vullnetar që ta ndimojnë e t’iu mësoj zanatin ku disa prej tyre, aftësit e fituara i kthyen në profesion duke hapur edhe zdrukthtaritë e tyre.

ODA1a-700x420

Kulmin e karrierës së tij e arriti që në moshë të re me punimin e odave që në atë kohë ishin shum në tred e kërkesat për to ishin të mëdha. Me nostalgji kujton kohën kur njerzit porositnin oda çdo ditë.

“Deri në tri vjet pritshin për ni odë e ju doke qe nesër, e sot as 5 dakika nuk presin, e kur dikush e bajke ni odë i shtrojke 5 deri në 6 sofra me musafir”- thotë axha Mehmet për TherandaPost.

Odave iu kushtoi gati tërë jetën, dy deri në tre muaj kalonin deri sa e ndërtonte një odë e çmii më i lartë për një të tillë shkonte deri në 10.000Euro të sotit. Në jetën e vet ka ndërtuar 157 oda, e vetëm një numër i vogël i kanë mbijetuar kohës.

Më Shumë

Dosja e CIA për Xhafer Devën,1947: Një politikan gjenial, i cili flet 10 gjuhë të huaja

Nga dosja e CIA-s thuhet se Xhafer Deva lindi në vitin 1906 në një familje të pasur shqiptare në Mitrovicë. Shkollën e mesme e krey...

Smajl Latifi betohet për mandatin e katër radhazi

Është mbajtur mbledhja inauguruese e Kuvendit Komunal të Rahovecit, ku kryetari i komunës, Smajl Latifi, dhe 27 asamblistë kanë dhënë betimin e tyre. Me...

Lajmet e Fundit