4.4 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Zelensky kërkon më shumë ndihmë nga jashtë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se vendi i tij ka nevojë për më shumë ndihmë nga jashtë, për t’i mbijetuar pushtimit të paprovokuar nga Rusia.

Duke folur përmes video-lidhjes me ligjvënësit e Koresë së Jugut, Zelensky tha se Rusia nuk do ta ndalojë luftën që ka nisur në fund të shkurtit, nëse nuk detyrohet nga komuniteti ndërkombëtar.

Ai shtoi se Rusia po dërgon dhjetëra mijëra trupa për ofensivën e saj të radhës në pjesën lindore të Ukrainës.

“Mariupoli është shkatërruar, ka dhjetëra mijëra të vdekur, por, përkundër kësaj, rusët nuk e ndalin ofensivën e tyre”, tha Zelensky.

Shifrat që ai përmendi, nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.

Mariupoli, qytet port në juglindje të Ukrainës, është rrethuar nga forcat ruse tash e sa javë, raporton Rel.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Putin e ka cilësuar ofensivën si “operacion special” për, siç ka thënë, “çmilitarizimin” dhe “denazifikimin” e Ukrainës.

Perëndimi e ka dënuar fuqishëm atë dhe ka ndërmarrë një varg sanksionesh të ashpra ekonomike kundër Rusisë.

Vendet perëndimore, po ashtu, janë duke e ndihmuar Ukrainën me pajisje ushtarake.

Në luftë besohet të jenë vrarë mijëra njerëz, ndërsa mbi 10 milionë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

 

Më Shumë

U paralajmërua për acar dhe temperatura deri në -20 gradë për fundvit në Kosovë, reagon IHMK

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka reaguar rreth lajmeve se fundviti në Kosovë do të shoqërohet me temperatura ekstreme minimale deri – 20°C dhe me...

Policia e ndjek nëpër mal dhe e kap të dyshuarin që e dogji autoambulancën në Rahovec

Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën e Qendrës së Mjekësisë Familjare të fshatit Ratkoc të Rahovecit.   Policia ka bërë të ditur se gjatë...

Lajmet e Fundit