2.6 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Zelensky paralajmëron se Rusia do të përshkallëzojë sulmet e saj këtë javë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky beson se Rusia do t’i shtojë sulmet e saj këtë javë ndërsa liderët e Bashkimit Evropian ”vlerësojnë” nëse do të lejojnë Ukrainën të bashkohet me bllokun.

Moska ka bërë kërcënime të përsëritura kundër lejimit të Ukrainës për t’u bashkuar me BE, por udhëheqësit perëndimorë kanë qenë kryesisht mbështetës.

Në fjalimin e tij të fundit të natës, Zelensky tha: “Natyrisht, këtë javë duhet të presim nga Rusia një intensifikimin e aktiviteteve të saj armiqësore”.

“Ne jemi duke u përgatitur. Jemi gati”.

Presidenti rus Vladimir Putin javën e kaluar tha se ai nuk kishte “asgjë kundër” aplikimit të Ukrainës, por anëtarësimi i Ukrainës nga BE do të ndërhynte në synimet e Moskës për të mbajtur fqinjin e saj jashtë sferës së ndikimit të Perëndimit.

Udhëheqësit e BE-së do të shqyrtojnë ofertën e Ukrainës në një samit të enjten dhe të premten, por ekzekutivi i BE-së – Komisioni Evropian – ka rekomanduar që procesi të vazhdojë.

Megjithatë, vetë procesi mund të marrë shumë vite për të përfunduar. /Telegrafi/

Më Shumë

Malishevë: Një 43-vjeçar gjendet pa shenja jete në një objekt banimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Llapçevë, Komuna e Malishevës, ku një person mashkull i moshës 43 vjeç është gjetur pa...

Drejtoria e Urbanizmit procedon lejen për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore në Prizren

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Florent Ukaj, ka njoftuar se sot është proceduar leja për ndërtimin e 35 shtëpive për familjet skamnore të komunës. https://prizrenpress.com/shitet-banesa-ne-lagjen-dardania-te-prizrenit/ Sipas...

Lajmet e Fundit