8.8 C
Prizren
E diel, 2 Shkurt, 2025

Zidane: Fama si futbollist nuk më ka ndihmuar në punën e trajnerit

Zinedine Zidane është zgjedhur nga prestigjozja “France Football” trajneri francez i vitit. Dy Champions, Superkupa e Europës, titulli i La Ligas, Superkupa e Spanjës dhe Botëerori për Klube, shkruan supersport.al. Këto ishin trofetë që kompletuan palmaresin e francezit gjatë 2017-ës.

Në intervistën e gjatë dhënë për gazetën e vendit të tij, ai sqaron se karriera e shkëlqyer si futbollist nuk i ka shërbyer aspak si mbyrojë në rolin e ri. Gjithsesi, përveç jetës në katërkëndëshin e blertë, Zizu ka edhe një jetë tjetër, atë pranë familjes, me njerëzit e tij të dashur.

“Presionet nga jashtë nuk më shqetësojnë, sepse kam mburojën time dhe jam i vetëdijshëm për atë që bëj. Pas punës e heq spinën nga priza dhe nuk mendoj aspak për futbollin, gjë të cilën shumë trajnerë nuk arrijnë ta bëjnë. Kohën e lirë e kaloj me familjen dhe shpeshherë dal për të ndjekur shfaqe me bashkëshorten”.

Por cilat janë pikat e tij të forta dhe si i përballon Zidane momentet e vështira?

“Dua të tregoj se jam një trajner i mirë edhe në momente të vështira dhe kjo gjë nuk më tremb aspak. Njerëzit mund të mendojnë se për mua gjithçka është e thjeshtë, pasi më ndihmon instikti, por gabohen. Si kur kam qenë lojtar ashtu edhe tani që jam trajner, kam punuar shumë. Kjo punë mund të të rrezikojë, por unë nuk do të ndryshoj asnjëherë. Jam i vetëdijshëm se kam përpara meje kampionë të mëdhenj, të cilët më ndjekin. Të gjithë luajmë futboll dhe dimë si të veprojmë, prandaj gjërat funksionojnë përherë”.

Më Shumë

Parashikimi i motit për rajonin e Prizrenit, ditë me vranësira dhe të kthjellëta

Parashikimi i motit për komunat e rajonit të Prizrenit prej 27 deri më 2 shkurt 2025. Moti në Prizren do të ndryshojë çdo ditë, duke...

Kurti nga Suhareka premton rritje të pagës minimale 500 euro

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur tubimin elektoral me qytetarët e Suharekës. Para tyre, kandidati për kryeministër, Albin Kurti, foli për të arriturat gjatë qeverisjes së...

Lajmet e Fundit