14.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

ZRrE: Nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet rryma për 14 për qind

Nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) sërish kanë paralajmëruar se nga 1 prilli mund të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike.

Kryesuesi i ZRrE-së, Ymer Fejzullahu ka thënë për KosovaPress se vendimi për tarifat e reja merret deri në fund të marsit, tek pas komenteve nga Qeveria, Zyra e Presidencës dhe institucionet tjera relevante.

Por, sipas tij, në rast se ka komente të arsyeshme që e kundërshtojnë atëherë nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë.

“Drafti për rritje është rreth 14 për qind, propozimi i stafit, mirëpo ende nuk është bërë vendim. Por, pritet që brenda këtij muaji me u shndërrua në vendim. Kështu që propozimi nga ana e stafit është rreth 14 për qind…

Ne duhet edhe një herë me i shqyrtu komentet, pasi t’i shqyrtojmë komentet dalim me përgjigje ndaj këtyre komente me një raport final, edhe pastaj shndërrohet në vendim…. Nëse ka komente të arsyeshme mundet me mbet i njëjti vendim”, ka deklaruar Fejzullahu.

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve të rinj

Ky propozim për shtrenjtim sipas kryesuesit Fejzullahu, ka ardhur për arsye se ende çmimet e importit për energji mbesin të larta.

Ai ka treguar edhe kërkesën e kompanisë KESCO, me ç’rast, ka thënë se propozimi i tyre për shtrenjtim të tarifave të energjisë ka qenë rreth 50 për qind.

“Propozimi i KESCO-s është për afërsisht 50 për qind, mirëpo ky propozim ka qenë kur çmimet e importit kanë qenë më të larta… Por, kryesore tani është se çmimet prapë kanë mbetur mbi 250 euro për një megavat orë energji…., ka theksuar ai.

Për paralajmërimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike ka reaguar ditë më parë edhe KMDLNJ.

Më Shumë

Lajmet e Fundit