Arrestohet një person për bixhoz në Prizren

Një person është arrestuar për bixhoz në Prizren.

Policia njofton se arrestimi i tij është bërë me urdhër të gjykatës.

“Njësitet policore për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim, me zyrtarët e Doganës dhe Inspektorët gjatë zbatimit të urdhëresës së gjykatës kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e cekur më lart”, njofton PK.

“ Gjatë bastisjes në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar 10 aparate të lojërave të fatit dhe para të gatshme në vlerë rreth 3300 euro”.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”.

“Rasti është duke u hetuar”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arbër Basha largohet nga drejtimi i Lirisë

FC Liria ka njoftuar zyrtarisht largimin e Arbër Bashës nga drejtimi i klubit, duke bërë të ditur se ndryshimet e fundit shënojnë fillimin e...

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Lajmet e Fundit