Zafir Berisha e quan të pafytyrë Albin Kurtin

Ish-deputeti i NISMA Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vazhduar me kritika të ashpëra ndaj kryetarit të VV-së Albin Kurtit, ende pa marrë pozitën e kryeministrit ky i fundit.

Berisha përmes një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se është për t’u befasuar se si dje Kurtit i pengonte çdo gjë nga Serbia, kurse sot për pushtet nuk i pengojnë votat e helmuara nga Serbia.

Është për me u befasu se si Albinit dhe VV dje i pengonte me të drejtë çdo gjë që vinte nga Serbia(produkte). Ndërsa sot (për interesa meskine dhe pushtet) nuk i pengon votat e paligjëshme dhe të helmuera të Vuçiqit (Listës Serbe)! Kjo është paftyrësi!!!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

 

Më Shumë

Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, Ramadan Zymeraj

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit