35.8 C
Prizren
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Turqia e rrëzon Austrinë për t’u kualifikuar në çerekfinale

Turqia është bërë çerekfinalisti i fundit në Kampionatin Evropian “Euro 2024”, pasi arriti ta eliminojë Austrinë.

Edhe pse shumica e panë Austrinë si favorit, Turqia zhvilloi një paraqitje solide për të triumfuar me rezultat 1:2.

Pas vetëm 57 sekondave lojë, Merih Demiral përfitoi nga një top i kthyer për të kaluar Turqinë në epërsi.

Ky gol njëkohësisht ishte më i shpejti në histori në një fazë të eliminimit direkt në Evropian.

Pas kësaj, loja ishte më e barabartë, ku dy kombëtaret po tentonin të shënonin por gjetën vështirësi për t’i finalizuar aksionet.

Austria kishte dy raste të mira me Baumgartner dhe Arnautovic, mirëpo që të dy zhgënjyen përballë portierit.

Kur askush s’e priste, Arda Guler dhuroi një harkim maestral te Demiral, që vulosi fitoren duke shënuar me kokë (59’).

Austria tentoi të këndellet, por e tëra që arriti të bënte ishte goli i nderit i shënuar nga i inkuadruari Michael Gregoritsch, që shënoi nga afërsia pas asistimit të Stefan Posch (66’).

Kësisoj, Turqia kualifikohet në çerekfinale të “Euro 2024”, ku do të përballet me Holandën që para pak orëve e rrëzoi Rumaninë.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Themelimi i Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë

Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, si institucion i parë shte­të­ror, publik e laik, mban për datë të themelimit të saj 10 korrikun e vitit 1920....

Moti sot , temperaturat deri në 37 gradë Celsius

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, të cilat më prezente do të jenë në orët e mesditës. Temperaturat minimale parashihen...

Lajmet e Fundit