21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026
Home Blog Page 1017

Deputetët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë sot luajnë ndeshje futbolli

0

Një ndeshje futbolli do të zhvillohet mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, të dielën.

Në njoftimin e Kuvendit bëhet e ditur se loja në fjalë do të zhvillohet në Stadiumin Kampi Nacional në Hajval.

“Në kuadër të aktiviteteve vijuese me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës dhe shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, të dielën, më 30 qershor 2024 në Stadiumin Kampi Nacional në Hajvali zhvillohet ndeshje futbolli midis deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë”.

“Ndeshja fillon në orën 19:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Radiotelevizionin publik të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Buzëqeshje e pikturuar

0

Sahit Osmani

Me ngjyrat dhe aromat e dashurisë
e pikturova buzëqeshjen tënde
ndonëse furçën ma e trazonte era
vështrim i përndezur më forconte

Doja t’i nxirrja të fshehtat në dritë
pa maskën që ndërthurë të keqen
i mbidashuruar sa s’ka më në jetë
i largova t’gjitha ngjyrat e vdekjes

Më turbullonin ndjenjat me dyshim
m’i ndërprisnin hovet e frymëzimit
dukej se s’më shikonin me adhurim
dashuria që më magjepste shpirtin

Tani ti je largë, e lirë, dhe e çliruar
nëpër rrugët e panjohura të botës
me buzëqeshjen tënde të pikturuar
më shikon me shikim shpërfillës !

Mot i nxehtë dhe me diell sot: Rikthehet pluhuri saharian

0

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

Gradualisht do të kemi rikthimin e pluhurit saharian.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-31 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 32 deri në 35°C.

Kujdes! Rrezik i mundshëm i dehidrimit dhe goditjes nga nxehtësia nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Ja disa këshilla:

1. Qëndroni të hidratuar: Pini shumë ujë gjatë ditës. Shmangni pijet alkoolike dhe ato me kafeinë pasi mund të dehidratoheni.

2. Shmangni diellin direkt: Qëndroni brenda gjatë orëve më të nxehta të ditës (zakonisht midis orës 11:00 dhe 16:00). Nëse duhet të dilni jashtë, qëndroni në hije sa më shumë të jetë e mundur.

3. Vishni rroba të lehta: Zgjidhni rroba të lehta, të lirshme dhe me ngjyra të çelura për të mbajtur trupin tuaj të freskët.

4. Përdorni ventilator dhe kondicioner: Nëse nuk keni kondicioner, përpiquni të kaloni kohë në vende publike që kanë, si qendra tregtare, bibliotekat, etj.

5. Ftohni ambientin: Mbani perdet të mbyllura për të bllokuar diellin, dhe hapni dritaret gjatë natës për të ftohur ambientin.

6. Përdorni ujë për të ftohur veten: Bëni dush me ujë të freskët, përdorni kompresa të lagura ose fasha të ftohta për të ulur temperaturën e trupit. /MeteoKosova/

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vërshimet në Dragash/ Xheladini bën thirrje të drejtoheni te këta persona për ndihmë

0

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini ka kërkuar ndihmë për familjet e prekura nga vërshimet.

Xheladini, përmes një shkrimi në Facebook, tha se vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në këtë komunë.

“Sot, ne si autoritete lokale, bashkë me komunitetin duhet të solidarizohemi dhe të jemi të bashkuar për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit, e sidomos atyre familjeve më të prekura, dhe të ofrojmë mbështetje maksimale për të gjithë. Ne jemi duke u angazhuar në vazhdimësi me të gjitha kapacitetet tona për të siguruar ndihmë të menjëhershme për familjet dhe për të rindërtuar infrastrukturën e dëmtuar”.

Ai ka kërkuar ndihmë nga qytetarët, bizneset e shoqatat për t’u përkrahur këto familje.

“Por, për ta bërë më të mirën e mundshme, neve na nevojitet ndihma dhe përkrahja e secilit prej jush. Andaj, apelojmë te të gjithë qytetarët, personat fizikë dhe juridikë, bizneset, shoqatat etj,. që të ofrojnë mbështetjen e tyre për të gjitha familjet e prekura nga vërshimet”.

“Gjithashtu, u bëjmë thirrje të gjithë atyre qytetarëve dhe familjeve që kanë pësuar nga vërshimet dhe kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë, duke përfshirë këtu dhe pakot ushqimore, le të lajmërohen te këta persona:

1. Në fshatin Kuk: Kapllan Fetahu (044 335 548);

2. Në fshatrat Bresanë dhe Kuklibeg: Vezir Reshiti (049 171 804);

3. Në fshatin Kosavë: Sefidin Mejzini (044 725 534);

4. Në fshatin Zaplluxhe: Dreni Myrtezani (049 443 348);

5. Në fshatin Blaç: Kerim Latifi (049 214 405); dhe

6. Në fshatin Pllajnik: Ruzhdi Domuzeti (046 102 420)”.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjermania kualifikohet në çerekfinale

0

Gjermania është bërë kombëtarja e dytë, pas Zvicrës, që është kualifikuar në çerekfinale të Euro 2024.

Kjo pasi Gjermania triumfoi ndaj Danimarkës me rezultat prej 2-0.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të rregullt, teksa në minutën e 4-të të takimit Gjermania shënoi, por që goli u anulua për faull.

Ndërsa në minutën e 36-të të takimit, ndeshja u ndërpre për shkak të shiut të madh dhe breshrit.

Kurse në minutën e 48-të, ishte Danimarka ajo që shënoi por goli i Andersen u anulua për offside, ndërkaq pesë minuta më vonë, Gjermania shënoi gol të rregullt nga pika e bardhë me anë të Havertz.

Rezultati u dyfishua në minutën e 68-të, ku Musiala shënoi për 2-0, teksa danezët nuk arritën të bënin më shumë.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Prizren u mbajt festivali i motoristëve ‘MC Eagles Moto Fest 2024’

0

Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, Parku i Qytetit në Prizren u transformua në arenën e një spektakli të pazakontë gjatë natës së sotme, gjatë mbajtjes së Festivalit të Motoristëve “MC Eagles Moto Fest 2024”. Organizuar me mbështetjen e Komunës së Prizrenit, kjo ngjarje festuese çoi bashkë dashamirës të motorëve dhe muzikës nga të gjitha anët e vendit, shkruan PrizrenPress.

Muzika dhe adrenalina u bashkuan në një përshtatje të paharrueshme ku Menan Kiseri, në bashkëpunim me kitaristin e njohur Samuel Federly, solli një performancë të mrekullueshme, duke shfaqur një kombinim të rrallë të rock dhe blues. Në shtojcën e artistëve, Offchestra dhe DJ Trouble e përfunduan natën me sete të tyre frymëzuese.

Me këtë ngjarje të madhe, Prizreni rritet si një destinacion i dëshiruar për kulturë dhe evente të shumta, duke tërhequr jo vetëm vendasit, por edhe turistët që kërkojnë aventura dhe shfaqje të jashtëzakonshme gjatë verës./PrizrenPress.com

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Bella ciao”, Italia largohet pa lavdi nga Euro 2024, triumfon Zvicra

0

Italia eleminuar në raundin e 1/16-tave në Euro 2024. Italianët humbën përballë Zvicrës me rezultatin 2-0 në Olympiastadion (Berlin), duke zhvilluar një lojë gjerësisht të kritikueshme.

Zvicra kaloi në avantazh me golin e Freuler në minutën e 37-të. Ndërsa Vargas dyfishoi rezultatin me një gol shumë të bukur, sapo filloi pjesa e dytë.

Të besuarit e Spalletit provuan të dilnin në lojën e tyre, gjithsesi për t’u përmendur vetëm disa aksione sporadike.

Me këtë humbje Italia zbret nga froni si fituese e edicionit të kaluar të Evropianit, duke mos lënë dot asnjë gjurmë në këtë evropian. Nga ana tjetër, Zvicra vazhdon të ëndërrojë, në takimin tjetër do të përballet me fituesin e Angli-Sllovaki.

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Saviana Vjerdha triumfon në festivalin “Zambaku i Prizrenit”

0

Mbrëmë u mbajt edicioni i 35-të i festivalit të këngës “Zambaku i Prizrenit”, ku këngëtarja shkodrane, Saviana Vjerdha, u shpall fituese. Sallë e mbushur plot në Kino “Lumbardhi” priti me entuziazëm këtë ngjarje tradicionale të këngës së vjetër qytetare.

Para fillimit të performancave, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mbajti një fjalim rasti duke e cilësuar këtë festival si një perlë të festivaleve që organizohen në qytetin e kulturës dhe traditës.

Pas performancave të këngëtarëve pjesëmarrës, të shoqëruara nga orkestra nën dirigjimin e kompozitorit të mirënjohur Shpëtim Saraçi, juria profesionale e festivalit përzgjodhi fituesit. Çmimi i parë i takoi këngëtarit Arianit Hoxha me këngën “E vetmja dashuri”. Vendi i dytë shkoi për Liridon Sadriun me këngën “Lulëkuqja e Kosovës”, ndërsa vendi i tretë për Endrit Rexhepin me këngën “Aroma jote”. Teksti më i mirë u përzgjodh ai i këngës “Lulet e Kosovës”, interpretuar nga Krenare dhe Rrezarta Dushi.

Saviana Vjerdha fitoi çmimin për interpretimin më të mirë dhe çmimin kryesor me këngën “Këngë rruge”. E emocionuar nga suksesi, ajo u shpreh se ishte befasuar nga fitorja.

Festivali u vlerësua si një nga më të suksesshmit nga organizatori Festim Bytyçi nga SHKA “Agimi”. Moderatorja e njohur, Arjola Shehu, gjithashtu u mahnit nga madhështia e këtij eventi. Performancat u mirëpritën nga publiku i pranishëm në Kino “Lumbardhi”./Tv Prizreni

Marketing

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gratë zejtare shpalosin produktet artizanale në panairin që po mbahet në Prizren

0

Panairi i tretë dedikuar grave zejtare në Prizren ka grumbulluar rreth 60 pjesëmarrëse që merren me punë artizanale. Pavarësisht sfidave me të cilat përballen, ato bëjnë përpjekje që t’i ruajnë teknikat tradicionale të punëdoreve, duke iu përshtatur edhe nevojave të kohës.

Zana Hoxha që merret me punimin e leshit për krijimin e qilimave tradicionalë thekson se puna ndonëse është e vështirë, megjithatë është edhe po aq e bukur pasi krijohen punime artizanale të vlefshme.

“Si çdo punë tjetër, edhe kjo kërkon vullnet dhe dëshirë. Nëse ke vullnet dhe dëshirë çdo gjë bëhet”, ka thënë ajo.

Hoxha ka theksuar se angazhohet në këtë artizanat për të ruajtur traditën e kamotshme.

“Unë kryesisht merrem me punimin e leshit, bëjë qilima tradicionalë, me qëllim që të ruajmë traditën tonë, sepse është diçka në zhdukje meqë nuk po punohet nga të rinjtë sado që ne mundohemi t’ua mësojmë”, është shprehur ajo për Telegrafin.

Ndërsa, organizimin e panairit e sheh si mundësi të mirë që gratë zejtare ti shpalosin produktet e tyre, por edhe të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe ti shkëmbejnë përvojat.

Ky panair organizohet nga Oda e Prizrenit me partnerin  Handwerkskammer (HWK) Koblenz të Gjermanisë.

Drejtuesi i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci ka theksuar se panairi i tretë i grave zejtare mbahet me 28, 29 dhe 30 qershor, me përfaqësues të zejtareve nga vendi dhe rajoni.

“Ky panair ka për qëllim promovimin e vlerave artizanale dhe punës së zejtareve, meqë ne si Odë i japim rëndësi fuqizimit ekonomik të grave. Gruaja e pavarur ekonomikisht do të thotë potencial për zhvillimin e vendit”, ka thënë Tejeci, raporton Telegrafi.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin ndërmjet Odës së Prizrenit dhe Odës së Koblenzit, që sipas tij, sjell dobi kulturore por edhe ekonomike për qytetin e vjetër dhe për Kosovën.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pohuar se pushteti lokal i përkrah këto nisma meqë kësisoj arrihen efekte të shumëfishta, siç është mesazhi i kujdesit ndaj grave, pastaj mesazhi për zhvillim ekonomik, dhe për ngritje të përgjithshme të nivelit të kulturës, pasi këto aktivitete ndikojnë edhe në zhvillimin e turizmit. /Telegrafi/