Home Blog Page 1052

Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Moti me diell, temperatura deri në 34 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-34 gradë Celsius.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s.

Ngritja e temperaturave ka nxitur Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të dalë me një sërë rekomandimesh për t’iu shmangur rreziqeve që mund të vijnë nga ekspozimi në diell, sidomos i personave të moshuar, grave shtatzëna dhe atyre me probleme shëndetësore.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Konsumimi i dy litrave lëngje gjatë ditës, mbulimi i kokës, veshja me rroba liri ose pambuku janë ndër këshillat e IKSHPK-së. E dalja gjatë orëve të mesditës nuk rekomandohet.

“Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00, sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet; tek të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial”, thuhet në paralajmërimin e IKSHPK-së.

Totaj thërret qytetarët në takimin e parë publik të këtij viti

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, njofton qytetarët se më 28 qershor 2024, ditë e premte, do të mbahet takimi i parë publik i këtij viti.

“Takimi do të zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Prizrenit, e njohur si Shtëpia e Bardhë, me fillim në orën 10:00.”, shkruan ai në Facebook.

Në këtë takim, Totaj do të prezantojë raportin e tij për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, duke ofruar një pasqyrë të detajuar mbi arritjet dhe sfidat e administratës komunale.

“Takimi është i hapur për të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, të cilët do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetje dhe të diskutojnë drejtpërdrejt  për çështje që janë me interes të tyre”.

Kryetari Totaj thekson rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këtë takim, duke i inkurajuar ata që të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me pyetjet dhe sugjerimet e tyre.

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Premtimet boshe të kryeministrit Kurti

0

Shkruan: Fahri Musliu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para plot tre vitesh, më 1 qershor 2021, në ditëlindjen e 85-të, mbajti një fjalim shumë frymëzues për Bekim Fehmiun, atë që nuk e ka bërë asnjë pushtetar para tij. Dhe ky fjalim me shumë premtime më vonë doli të ishte vetëm edhe një premtim bosh apo ta quaj mashtrim. Sepse për plot tri vjet as Qeveria Kurti, as Ministria e Kulturës nuk kanë bërë asgjë për t’i përmbushur premtimet e dhëna nga Kryeministri. Përkundrazi, edhe Qeveria edhe MKRS refuzuan ta financojnë filmin dokumentar Bekim Fehmiu, përkthimin e monografisë “BEKIM FEHMIU – Odiseu i Kosovës” në anglisht, librin autobiografik “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, librin “Filmografia e Bekimit” të autorit Edmond Isufi, dhe shumë propozime të tjera.

Mashtrimi është edhe më i madh sepse ministri i kulturës formoi Grupin e punës për hartimin dhe propozimin e projekteve për ta shënuar, ruajtur, kultivuar e avancuar figurën dhe veprën e Bekimit. Grupi, pas tri takimeve dhe debateve, e miratoi tekstin e propozimeve dhe në vjeshtë të vitit 2021 ia dërgoi ministrit Çeku, por ai dokument sot e kësaj dite nuk është miratuar nga ministri, që do të thotë se është punuar kot nga 10 anëtarë të Grupit.

Duke e parë këtë sjellje vitin e kaluar, kur ministri më njoftoi se ende nuk e ka miratuar propozimin (as që e kishte lexuar), i njoftova anëtarët e grupit me vendimin për tërheqjen e nënshkrimit tim nga ai dokument, sepse nuk dua të jem pjesë e lojërave të pista, gënjeshtrave e mashtrimeve. Këtë nuk ma lejon edukata familjare, kodi etik njerëzor, profesional e intelektual.

Më vjen keq që i kam marrë 500 Euro që MKRS na i pagoi në xhirollogari në emër të punës tonë të kotë. Madje MKRS këtë vit nuk e ka ndarë Çmimin Bekim Fehmiu për vepër jetësore në artet pamore, me çka ka bërë shkelje të Ligjit mbi Çmimet, i cili duhet të jepet çdo qershor në ditëlindjen e aktorit.

Pra, figura dhe vepra e Bekimit të madh nuk ruhet as kultivohet me fjalë boshe e premtime të kota, por me veprime konkrete.

P. S. Ju lutem dëgjojeni fjalën e kryeministrit në linkun e poshtëm.

https://www.facebook.com/share/v/NpGmicyxH3aabGMv/?mibextid=oFDknk

 

Liria konfirmon zyrtarisht se Rahman Kiçe nuk është më pronar

0

Kluni nga Prizreni ka bërë të ditur se së shpejti do të dihen emrat e aksionarëve të ri në klub.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Lirisë:

Rahman Kiçe, nuk është më pronar i Lirisë

Kiçe: shpejt do të dihet pronari i ri, aksionarët e Bordi i  FC Liria.

“Nga sot (e martë) nuk jam më pronar i FC Liria.

Pronari i ri dhe  aksionarët e rinj, bashkë me Bordin e ri të klubit, do të bëhen publik shumë shpejt”, ka thënë ai për faqen e klubit, duke mos dashur të zbuloj emra.

Ai, ka falenderuar të gjithë me radhë me të cilët punoi, për më shumë se dy vite.

“Falenderoj Komunën, bashkëpunëtorët, tifozët Arpagjik’t  dhe opinionin e gjerë prizrenas, për punë e bërë dhe përkrahjen. Nga sot Liria ka një tifoz-arpagjik më të fortë”, ka thënë ai, duke pohuar që Lirinë, do ta ketë në zemër dhe do ta ndihmojë edhe në të ardhmen, në forma të tjera.

Rahman Kiçe, kishte fituar në Thirrjen Publike të Komisionit 6-të anëtarësh të Klubit, në prill 2022, duke marrë klubin në pronësi.

Nga ajo kohë i ndihnuar dhe nga Komuna e Prizrenit dhe me përkrahjen e gjerë qytetare, Liria arriti që në stinorin  2023-2024   të rikthehet në Superlig.

Por, kjo zgjati një vit, ngase Liria,  sërish ra nga elita e futbollit kosovar.

Lidhur me të ardhmen e FC Liria, ish pronari Rahman Kiçe tha:” Ata që nga tani e tutje, të cilët  e morën  klubin në pronësi, janë ambicioz dhe pres që ta rikthejnë Lirinë aty ku e meriton, në Superlig”.

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Bregu i shpëtimit

0

Enver Sulaj

Vjen një ditë kur fjala rri varur në degë
E thyen gurë në zallishten përvëluese.

Vjen një fjalë që të mbetet në fyt
E qielli përflaket si zjarr mbi flijime.

Vjen një ditë e një fjalë
E nga thellësia e moteve digjet gjithçka

Ëndrra rri zgjuar
Për të treguar marrëzinë e njeriut
Duke menduar se andej detit është bregu i shpëtimit.

Qershor, 2024

Malisheva do të përballet me Buduçnostin

0

Skuadra e Malishevës do të debutojë në garat evropiane në duel me skuadrën e njohur malazeze, Buduçnost nga Podgorica.

Ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Konferencës, Malisheva e luan si vendase më 11 korrik, derisa ndeshjen e kthimit në Podgoricë, më 18 korrik.

Ndërkaq, skuadra e Dritës, e cila garat do t’i nisë nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës, kundërshtarin do ta mësojë të mërkurën. Ndeshjet e para të rrethit të dytë luhen më 25 korrik, kurse ato të kthimit më 1 gusht.

Suhareka ‘blindon’ kapitenin Yll Hoxha

0

FC Suhareka ka arritur marrëveshje për zgjatjen e bashkëpunimit me futbollistin Yll Hoxha, i cili është edhe kapiten i kësaj skuadre.

Skuadra që e ka siguruar inkuadrimin në Superligë nuk e ka përjashtuar që Hoxha të jetë edhe për disa vite pjesë e skuadrës.

“Ju njoftojmë që futbollisti dhe kapiteni ynë i skuadrës Yll Hoxha do jetë pjesë e klubit edhe këtë edicion 2024/25 me mundësi vazhdimi edhe më tutje. Kapiteni Hoxha ishte shtylla kryesore e skuadrës që vetëbesimi që kishte në vete e shfaqi edhe tek futbollistët e tjerë duke i motivuar e i mbështetur në të gjitha aspektet. Vazhdojmë të bashkuar drejt qëllimeve të reja”, thuhet në njoftimin e Suharekës.

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Premierliga fillon me derbin Chelsea – City

0

Kur jemi në ditët e zjarrta të evropianit, Premierliga, e cila do të nis sezonin e ri, më 16 gusht, ka publikuar edhe kalendarin për sezonin e ri, ku spikat që në javën e parë, sfida mes Chelseat dhe kampiones në fuqi, Manchester City.

Java 1

Manchester United – Fulham
Ipswich Town – Liverpool
Arsenal – Wolves
Everton – Brighton
Newcastle United – Southampton
Nottingham Forest – AFC Bournemouth
West Ham – Aston Villa
Brentford – Crystal Palace
Chelsea – Manchester City
Leicester City – Tottenham

Marketing

Ofertat e “Bashkimi Reisen” për pushime të paharrueshme në Velipojë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike për në Ulqin

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani përballet me Santa Colomën në rrugën për Champions

0

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, do të përballet me Santa Colomën nga Andorra në raundin e parë kualifikues për Ligën e Kampionëve.

Sivjet Liga e Kampionëve ka format ndryshe dhe njëjtë është edhe faza kualifikuese.

Ndeshjet luhen më 9/10 dhe 16/17 korrik.

Ballkani nis si vendas e më pas luan si mysafir.