30.8 C
Prizren
E hënë, 17 Qershor, 2024

Vetëvendosje akuzon Totajn për rrënimin e objektit të ish-“Farmakos”-it në Prizren

Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren ka shprehur shqetësimin e saj për veprimet e papërgjegjshme dhe joligjore të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

“Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren shpreh shqetësimin e saj në lidhje me veprimet e papërgjegjshme dhe jo ligjore të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, i cili lejoi rrënimin e objektit të ish – Farmakosit, për ti dhënë leje ndërtimore një biznesi privat për ndërtimin e kompleksit banesor, saktësisht në hapësirat e tashmë ish – Farmakosit të rrënuar, që sipas IKMM – së është aset me status të mbrojtjes së përhershme nga muaji mars i vitit 2024. Për këtë, IKMM ka njoftuar se nuk ka dhënë pëlqim për rrënimin e objektit të ish – “Farmakosit.”, thuhet  nw komunikatwn për media të Vetëvendosjes në Prizren.

Mund të jetë një imazh i Stari Most dhe Camogli
“Ish – “Farmakosi” konsiderohej aset i rëndësishëm i trashëgimisë kulturore, për këtë arsye e kishte fituar edhe statusin e mbrojtjes së përhershme, si vlerë e trashëgimisë kulturore në Komunën e Prizrenit”.

“Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i vetëdijshëm se po bënë shkelje ligjore, për interesa të ngushta të dostave dhe shokëve të tij, lejoi rrënimin e një monumenti nën mbrojtje të përhershme!”

“Për këtë krim të kryetarit Totaj, Lëvizja Vetëvendosje! Qendra në Prizren kërkon nga organet përgjegjëse që të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme ligjore për këtë degradim e poshtërim që i është bërë trashëgimisë kulturore të qytetit të Prizrenit”.

Marketing

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Më Shumë

Invalidi i luftës nga Suhareka, Nexhat Cikaqi ka nevojë për ndihmë, vuan nga një sëmundje e rëndë

Luftëtari dhe invalidi i luftës së UÇK-së, Nexhat Cikaqi nga fshati Doberdelan i Suharekës ka nevojë për ndihmë. Ai vuan nga një sëmundje dhe duhet...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1506 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar...

Lajmet e Fundit