14.1 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 988

Seanca e radhës së Kuvendit të Prizrenit: Fokus në menaxhimin e mbeturinave dhe dhënien e pronave komunale

0

Mbi turizmin në Shqipëri, patriotët kujdestar, për ata që e duan me zemër dhe ata që e shohin dhe e ndjenjë nga distanca vlerën e turizmit

0

Nga Musa Sabedini – Ditëve të fundit është bërë çështje problematike krejt e panevojshme dhe madje për mua humbje kohe, mbi turizmin në Shqipëri, mbi propagandat e ulëta dhe mbi gjendjen reale në Shqipëri, dhe mbi faktet e pamohueshme që Shqipëria në të ardhmen duhet të përballet me gjendjen reale.

Meqë brenda vitit sigurisht frekuentojë mbi 12 herë në bregdetin shqiptar, e njoh mirë situatën atje dhe asnjë lajm, kronikë, apo dokumentar nuk mund ta dëmtojë apo pengoj shkuarjen e kosovarëve në Shqipëri.

Kosovarët mund të pengohen, dëmtohen, torturohen vetëm nga sjelljet e vendasve, çmimet e pakontrolluara dhe lojërat e shpeshta me ndjenjat e pushuesve. Pra, Shqipëria duhet ta ndryshojë strategjinë mbi turizmin, sidomos ndaj kosovarëve sepse nëse njëherë e ke mashtruar apo gënjyer kosovarin, ai nuk të harron lehtë ose anasjelltas. Vëllezërit tanë në Shqipëri duhet ta kuptojnë se ne bëjmë nga 4 deri në 8 orë rrugë të lodhur e me rreziqe të shumta për ta shijuar ujin e ngrohtë të bregdetit shqiptar.

Liberalizimi i vizave e ka frenuar në një masë të madhe frekuentimin masiv të kosovarëve drejt bregdetit shqiptar, por kjo nuk zgjatë shumë sepse vlerat që i ka deti i Shqipërisë nuk i ka asnjë vend përreth. Krejt çka duhet të investohet nga shteti shqiptar është cilësia, vlera dhe mikpritja më e ngrohtë për pushuesit kosovar. Kjo nuk do të thotë se ka munguar ose mungon mikpritja, por koha e sezonës kërkon një përkushtim dhe përgjegjësi më të avancuar, kundrejt kërkesave të pushuesve kosovar.

Politikan, gazetar, qytetar, vëzhgues pasiv, komentues të kot në rrjetet sociale e të tjerë, ditëve të fundit janë marrë me një fenomen, që në dukje të parë duket shumë i ulët dhe pa asnjë fitore të taborëve të ndryshëm.

“Plazhet bosh”, “Mungojnë pushuesit kosovar”, “Çmimet e larta largojë pushuesit”, “Shezllonet me çmime astronomike”, pra janë vetëm disa nga titujt që u pushtuan nga portalet, duke mos e pasur asnjë fitim nga ky muhabet shterpë.

E vërteta është se mbi turizmin në Shqipëri duhet të flitet, duhet të debatohet shtruar dhe pa asnjë ngarkesë sepse Turizmi mendoj unë, pak a shumë është brengë e përbashkët, në këtë rast të kosovarëve si pushues dhe të vendasve si mikpritës.

Pra çështjen e trajtoj ose do ta orientoj në këtë pikë. Se turizmi në Shqipëri lëngon prej shumë vitesh nga gjëra të thjeshta, por shumë të domosdoshme për një pushues, kushdo qoftë ai dhe ky shpjegim imi as është ndërtuar nëpër laboratorët e Rusisë e Serbisë, siç kanë dëshirë ta përshkruajnë “patriotët kujdestar” e të gjitha kohërave, që nuk pajtohen asnjëherë me ndonjë vlerësim, që ata mendojnë se dëmtohet Shqipëria.

Unë asnjëherë s`jam pajtuar edhe me këto video lojërat e momentit që bëhen virale në situata të ndryshme në bregdetin shqiptar.

Pushues do të ketë gjithmonë në Shqipëri dhe këtë fakt se ndalon askush, por ne mund të flasim për ngritjen e cilësisë së shërbimeve në Hotelierit, apartamentet private, plazhet që shpesh janë të papastra, mungesa e energjisë elektrike deri në 8 orë në ditë, mungesa e infrastrukturës, et.
Kam frekuentuar ose qëndruar edhe në Hotele të 200 eurove për një natë, po edhe në Hotele nga 70 euro e tutje dhe asnjëherë se pash ose nuk e takova tek dera e Hotelit, një person apo shoqërues që do të thotë “Mirëserdhe zotëri”. Pse mungon ky gjest mikpritjeje asnjëherë se kam kuptuar.

Do të duhej që në rate të tilla një shoqërues të shprehet: ”Mirë se erdhe vëlla dhe kaloni qaste të mira në ambientet tona”, mungon ky detaj në çdo cep të bregdetit.

Duhet ta keni parasysh se pushuesi kosovar zgjohet në 5 të mëngjesit për të mbërri në plazh, vjen i lodhur, i rraskapitur dhe momenti i parë ose kontakti i parë atij i kërkohet pagesa dhe netët e qëndrimit.

Janë elemente dhe cikërrima periferike, por që kanë pesh tek pushuesit.

Më rastisi të jem natën finale të kampionatit evropian në Shëngjin. Një Hotel bukur luksoz ku hyra për të pirë kafe, mezi më shërbyen me arsyetimin se janë të rezervuara tavolinat. Ngula këmbë dhe qëndrova derisa e përfundova kafenë. Përballë ose në hyrje të Hotelit luksoz ishin hiq më pak se 30 thasë mbeturina, ndërsa ngjitur pothuajse pushuesi kosovar, që ishte me familje po kryente ushqimin e pasditës. Kjo nuk është propagandë as diçka që e dëmton turizmin, përkundrazi ua hap sytë pronarëve, që kujdesi ndaj klientëve duhet të jetë maksimal dhe jo të shihen apo trajtohen si punë leku.

Pa humbur kohë turizmin në Shqipëri mund të dëmtohet e lëndohet vetëm nga vendasit, pra nga personat e parë që kanë kontakt me pushuesit, këtu hynë kamerierët, stafi i Hotelit, mbikëqyrësi i plazhit, kuzhina dhe pjesa e ushqimit.

Shqipëria po ecë shpejt, por krahas kësaj ajo duhet të kujdeset urgjentisht për cilësi në ushqime, cilësi në sjellje e mirësjellje, cilësi e shtim të sigurisë, kujdes maksimal në urgjenca mjekësore, shmangie e tollovi të trafikut, balanci i çmimeve ose ruajtja e tyre, sigurimi i energjisë elektrike, kujdestari 24 orë të largimit të mbeturinave nga kontejnerët, që kundërmojnë erë të tmerrshme.

Atëherë pse mos t`i debatojmë hapur këto situata absurdi dhe situata që me pak përgjegjësi institucionale dhe kujdes shtetëror mund të eliminohen.
Nuk besoj që ka ndonjë kosovar, me përjashtim të Agjencive Turistike, që tek e fundit e kanë biznes vajtje ardhjet në Shqipëri, dëshirojnë apo i gëzohen situatave kur plazhet mund të duken të zbrazëta.

Unë takova disa pronar të Hoteleve dhe më thanë me shqetësim se sivjet ka rënie të numrit të turistëve, krahasuar me vitin e kaluar dhe kjo dukej qartë.
Tjetër janë dronët e Edi Ramës, i cili pa pikë nevoje mundohet të tregojë situatën ndryshe, në vend që Edi Rama, të investoj miliona në ngritjen e cilësisë së shërbimeve, të paktën në trotuaret publike, që duken jo të mirëmbajtur sa duhet dhe të krijoj e mundësoj rend e rregull edhe në trafik.

Më pëlqeu kolegu nga Tirana, Lutfi Dervishi i cili me shembuj konkret kishte ngritur shqetësimin serioz të siç është shprehur ai :“Shkatërrimit të turizmit në jug” pikërisht nga pasoja e ngritjes së çmimeve.

E dëgjova edhe këtë teori se biznesmen nga Vlora kishin ardhur në Shëngjin dhe u kanë bërë presion Hoteleve të atjeshme që të ngrisin çmimet e dhomave dhe kjo më është argumentuar nga disa pronar shumë serioz.

Tani, a duhet të brengosemi për mungesën e pushuesve, që mund të jetë e përkohshme apo duhet të brengosemi për të gjitha ato shqetësime, e dilema që i prezantova më lart.

Bindja ime bazohet vetëm në gjetjet faktike që turizmi në Shqipëri, ka nevojë për reforma hoteliere, komunikim modern dhe qasje në komunikim në të gjitha platformat.

Tani dhe një shembull shumë periferik, por që pushuesit kosovar i kushton shumë. Shumë Hotele kanë mungesë të recepcionistëve ose kanë mungesë stafi. Dhe nëse t`i thirr në tel ose viber apo whacap në 90% të rasteve nuk e hapin telefonin dhe të sugjerojnë që të shkruash mesazh.

Mungesa e kamerierëve profesionist është shumë evidente dhe ata përbëjnë një pejzash të rëndësishëm të asaj që quhet turizëm me nivel cilësor. Kamarierët janë shumë “agresiv” dhe nuk kanë dëshirë të humbin shumë kohë me ty sepse nuk e kanë mendjen fare aty, ata e shohin vetën të përkohshëm dhe jo si pjesë e pandashme e Hotelit, ku punon e paguhet.

Nga ky mal problemesh tani në sfond na dalin “mbrojtësit kujdestar” ata patriotët me baterija që sulmojnë çdo personalitet, që jep një mendim ndryshe ose të paktën tregon gjendjen reale.

Unë nuk i thash, e as i përshkrova as 20% të defekteve, që ka turizmi në Shqipëri sepse për mua si do që të jetë gjendja atje, unë e dua e përjetojë dhe e ndjej bregdetin shqiptar.

Nëse pushuesi kosovar ose kushdo qoftë ai del herët në mëngjes, për të ecur skaj plazhit qysh në start do të bëhet nervoz sepse e sheh se asnjë nga plazhet nuk janë të pastruara, veti kjo shumë e dëmshme dhe neveritëse.

Ose kur në mbrëmje ke dëshirë për të ecur trotuareve publike, do të kënaqesh me kundërmimin e kontenjerëve të papastër. Të bëhemi real këto bashkitë e ato kompanitë publike, që paguhen nuk e kryejnë as 10% punën e tyre.

Jam i lidhur me atë hapësirë shqiptare dhe dëshirojë që ta shoh të ngritur e të avancuar çdo pjesë të bregdetit në Shqipëri, duke lejuar këtu edhe mendime ndryshe dhe ide e propozime, që mund të ndikojnë pozitivisht, për ta ndryshuar rrëmujën që po shkaktohet nga vetë vëllezërit tanë.

Unë kam përjetuar edhe momente e situata të pakëndshme, gjatë këtyre 24 viteve dhe nuk i takojë kategorisë së kolegëve të mi, që ngarendin pas reklamave dhe detin e shijojnë vetëm nga kafiteritë, thjesht flas nga përvoja ime e përjetuar, por pavarësisht kësaj bregdeti shqiptar për mua mbetet prioriteti kryesor sepse e dua me zemër, e dua me shpirt dhe nuk më bëjnë përshtypje tek e fundit finesat e vogla, anipse me pak syqeltësi ato mund të evitohen nga vëllezërit tanë.

Autori është themelues në Rajonipress dhe ligjërues në degën e Media dhe Komunikim në UBT

Dhunoi seksualisht një të mitur, 20 vjeçari nga Prizreni dënohet me tetë vjet burgim

0

Gjykata Themelore në Prizren ka marrë vendim për dënim me tetë vjet burgim, ndaj 20 vjeçarit E.H nga Prizreni, i cili kishte dhunuar seksualisht një të mitur, në fshatin Malësi e Re në Prizren.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Shpallja e aktgjykimit është bërë dje.

“Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur – Gjyqtarja e procedurës, Arjeta Gashi, me datë 17.07.2024, ka shpallur Aktgjykim DËNUES, ndaj të pandehurit E.H., (20 vjeçar) për shkak të veprës penale sulmi seksual nga neni 229 paragraf 6 (nëse vepra penale kryhet ndaj personit nën moshën 14 vjet) lidhur me paragraf 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Të akuzuarit E.H., i është shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 vitesh”, ka thënë Lekaj.

Ai tutje ka shtuar se pas shpalljes së Aktgjykimit, Gjyqtarja ka marrë Aktvendim, dhe ndaj të akuzuarit E.H., është vazhduar masa e paraburgimit, deri në plotfuqishmërinë e Aktgjykimit (i njëjti gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 18.08.2023).

“Trupi gjykues duke pasur parasysh dënimin e shqiptuar ndaj të akuzuarit të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ngase po të lihet në liri i akuzuari për shkak të dënimit që i është shqiptuar në lartësi prej 8 viteve, i njëjti për t’iu shmangur përgjegjësisë penale mund të arratiset, andaj duke u nisur nga kjo bazë ligjore vazhdimi i masës së paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit është i arsyeshme dhe i domosdoshme për sigurimin e pranisë së të akuzuarit dhe mbarëvajtjen e procedurës penale”, ka thënë Lekaj. /Telegrafi/

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

”Sezai Surroi” lokacioni më i mundur për zhvillimin e Superkupës

0

Sezoni i ri i garave në basketbollin kosovar pritet të fillojë më shpejtë se që u mendua.

Siç raportoi AsistiOnline.com garat pritet të fillojnë me ndeshjet e Superkupës me 7/11 shtator, për të vazhduar më pas me startin e Superligës dhe ndeshjet e Trepçës e Pejës në garat evropiane.

AsistiOnline.com ka mësuar poashtu se një prej lokacioneve më të mundshme për zhvillimin e Superkupës është palestra ”Sezai Surroi” në Prizren, aty ku zhvillon ndeshjet ekipi më i vjetër kosovar i basketbollit, Bashkimi.

Megjithatë një vendim definitiv pritet të merret nga bordi i FBK-së, pas shqyrtimit edhe të kërkesave tjera eventuale nga klubet.

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Prizren: Gjuan me armë në aheng familjar, ndalohet për 48 orë

0

Policia e Kosovës njofton se sot përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se në një aheng familjar në qytetin e Prizrenit ka të shtëna me armë zjarri.

Njësitet policore kanë lokalizuar vendin e ngjarjes, ku te i dyshuari 49-vjeçar me inicialet B.K. kanë gjetur dhe konfiskuar në cilësinë e provave materiale dy armë të cilat ishin me leje përkatëse:

  • Një pistolete Grisan Compact
  • Dy karikatorë me pesë fishekë
  • Një pushkë gjuetie dhe
  • Një rrethator me 19 fishekë

Bëhet e ditur se i dyshuari i rastit është shoqëruar në stacionin policor ne Prizren, dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprën penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“ dhe “Përdorimi i armës’’.

“Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘Festoni me zemër jo me armë’”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Zgjatet orari i punës për shërbyesit civilë në Suharekë

0

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka marr vendim që të zgjatet orari i punës i shërbyesve civilë dhe i Qendrës për shërbime të përbashkëta.

Orari i zgjatur i punës për shërbyesit civilë do të jetë deri në fund të gushtit.

“Komuna e Suharekës në një postim në Facebook bën të ditur se obligohen shërbyesit civilë dhe Qendra për shërbime të përbashkëta në kuadër të Drejtorisë së Administratës së Komunës së Suharekës të punojnë nga ora 08:00 – 17:00 deri më 30 gusht 2024”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Ndue Ukaj: Heshtja e Kadaresë

0

I
Ishin orët e para të mëngjesit, ditë e hënë, fillimi i një jave të re, fillim i korrikut, muaji i të korrave, kur, në orët e para të mëngjesit, si vetëtima u përhap lajmi se Ismail Kadare iku.

“Ismail Kadare iku”, më shkruanin miq e të njohur, ndërkohë që, minutë pas minute, lajmi merr dheun e bëhet i përbotshëm.

Kjo ishte një gjendje e re: Ismail Kadare nuk ishte më mes nesh, ai nuk shkëlqente me nurin prej shkrimtari mendjemprehtë, që besonte në veprën e tij e në gjenialitetin krijues, nuk ishte më te Juvenilia, i shoqëruar nga Bujar Hudhri, mjediset e së cilës tashmë ishin kthyer në një vend pelegrinazhi letrar, ku dashurues të artit të tij, lexues e njerëz të ndryshëm, shkonin të ngazëllyer që ta takonin Shkrimtarin, të fotografoheshin me të, të merrnin autografe dhe të përjetonin çaste galdimi.

Në një gjendje mërzie, imazhi i parë që më shfaqet ishte takimi i fundit me të, data 14 qershor, dy javë e pak ditë më parë, kujtoja buzëqeshjet e herëpashershme të tij, heshtjen e gjatë, tymin e cigares në dorën e tij, kafen e ftohtë në tavolinë, bisedat që bënim rreth librave të tij, të cilat, ai, i heshtur, i përcillte me buzëqeshje e ndonjë fjalë të shkurtë.

Atë ditë m’u duk se ai kishte marrë udhën e pa kthim të ikjes në botën e amshuar, një amshueshmëri, të cilën tashmë e kishte fituar qëmoti.

Ishte një ditë e bukur në Tiranë, frynte një puhizë e lehtë dhe dielli nuk ishte përvëlues, siç di të jetë në këtë kohë. Pasi isha bërë gati për promovimin e romanit tim, “Dritarja e Marin Shkrelit”, të botuar nga Shtëpia Botuese “Onufri”, në Qendrën Kombëtare të librit dhe Leximit”, në orën 11.00, pak para se të futesha në promovim, mes disa mesazheve urimi, e lexova me shpejtësi mesazhin e Bujar Hudhrit, në të cilin, ndër të tjera, më shkruante:

“…Pas orës 12:30 të pres te Juvenilia për kafe me Kadarenë.”

Aktiviteti mbaroi në mënyrën më të bukur të mundshme dhe pasi bëhemi gati ta lëmë QKLL-në, u tregoi Anila Mullahit, Elsa Skënderit, Belfjore Qoses e Adil Ollurit, që kishin folur për librin tim se Bujari po më ftonte për kafe, dhe u them:

“Të shkojmë ta takojmë Kadarenë dhe Bujarin së bashku!”

Dhe ashtu ndodhi! Së bashkë me penalistët e familjen time, nisemi drejt Juvenilies. Porsa mbërrimë, Kadare erdhi dhe shfaqja e tij binte përherë në sy, i shoqëruar nga Bujari, duke e ndjekë atë ritualin e tij të bukur. Përshëndetemi ngrohtësisht dhe ai ulet, i heshtur, si një Krijues që ka mbaruar punën e vet dhe po i vështron frytet e saj – si zgjatim te lexuesit e tij.

II
Ishte ditë e hënë, fillimi i një muaji të ri, 1 korriku, i një mëngjesi krijues, do të thoshte Kadareja, ai që i donte aq shumë mëngjeset krijuese.

I lexoja mesazhet që më vinin ndërkohë dhe nuk kisha forcë t’iu përgjigjesha. Mes goditjes që më dha lajmi, e ndieja një turbullim në mendje, një si moskuptim të saj që kishte ndodhë. Sodisja në raftin e librave, ku iu ngula sytë librave të Kadaresë.

Nuk është e mundur, thashë vet me vete, Kadare nuk ka ikë, ka ndërruar trajtë, është këtu diku, në gjumin ose heshtjen e tij të bukur, si një zotërues, që pasi ka krijuar botën, një univers letrar, është mënjanuar diku në breg të qetësisë dhe po sodit veprën e tij.

Dora më rrëshqet te libri “Kukulla”, në të cilin Kadareja me një çiltërsi të pashoq, pa as më të voglën ndjesi auto censure – cilësi kjo e shkrimtarëve të mëdhenj – rrëfen për familjen e tij, me kryepersonazh nënën e tij, kukullën, siç e cilëson ai, rreth së cilës vërtitet jeta e Shkrimtarit, por edhe jeta shqiptare, në një dimension tjetër, e ku shpalosen aspekte të rëndësishme të kësaj jete, të shtrirë nëpër kohë e rrethana të ndryshme historike. Shfletoja nëpër libër, pa mundur të ngihesha frymë. Shihja se në libër kisha lënë gjurmë të leximit, faqe të thyera, nënvizime, ashtu siç bëja me librat që më pëlqenin.

Mbërrita te faqja 116, fletën së cilës e kisha thyer më shumë:

“Ndiej se im atë po i afrohej fundit”, thotë Kadare aty “Ishte ende i hollë e i drejtë, por vdekja dallohej ndërkaq te hapat. Jo më kot himnet fonebre lidheshin vetvetiu me to, si për të dëshmuar se vdekja ishte, veç tjerash, një çështje ritmi.

Vetëm ashtu mund të zbriste atje ku Kadarenjtë ngjanin më të fortë, nën tokë.”

Një e qeshur shtrihet në fytyrën time. Në të vërtetë, e qeshura, humori e inteligjenca e Kadaresë, rrëfimet e tij aq të çiltra për familjen, vetveten, ma rikthyen në kujtesë romanin magjeps “Çështje të marrëzisë”, një prej veprave mahnitëse, ku sintetizohej aq bukur humori i hollë, pafajësia e një të ri përballë marrëzisë, të shkruara me inteligjencë letrare goditëse.

E rilexova fjalinë dhe ndalem te rreshti i fundit, ku Kadareja thoshte se “Kadarenjtë ngjanin më të fortë, nën tokë.”

Kjo tashmë nuk ishte e vërtetë, ngaqë, vetë Shkrimtari ishte i vetëdijshëm se kishte kohë që i kishte përmbysë zakone e rregulla, në art e në kulturë, duke thyer edhe këtë traditë të Kadadrenjve: ai kishte qenë i fortë mbi tokë, madje që në moshë të re, kur fama e tij u bë pjesë e metropoleve, thoshte kritiku letrar, Ibrahim Rugova në vitin e largët 1980, dhe tani, pas vdekjes, kur po niste një epokë tjetër, ai po bëhej edhe më i fortë, nën tokë.

Kadareja kishte krijuar një epokë, epokën e tij, duke bërë një kapërcim të kohëve, thënë ndryshe, ai ishte bërë një shënjues i një kohe dhe përcaktues i rrjedhave kulturore shqiptare, por edhe më gjerë, atyre të përbotshme, sepse letërsia e tij tashmë ishte e përbotshme: një vlerë autentike e unike.

Ato momente kur lajmi për ikjen e tij mori dheun dhe shikoja si bëhej lajm i përbotshëm, e përfytyroja shkrimtarin e vdekur, dhe në mendjen time, fluturonin imazhe të shtresuara ndër vite nga vepra e tij, nga ai univers magjeps, po, vepra e tij ishte një univers artistik, përplot mistere. Me librin “Kukulla” në dorë, përfytyroja ngritjen e famës së shkrimtarit, humorin e bukur me emrin e tij, të cilin, që kur ishte i vogël donte ta bënte Ismail Hello Kadare, për t’iu ngjarë gjenive, kujtoja humorin e hollë me Kukullën për famën e tij, dyshimet e saj se djemtë kur bëheshin të famshëm mund t’i ndërronin nënat, kapërcimet nga qyteti pa reklama, në qytetin prej guri, tek një gjenerali i hutuar që kërkonte eshtrat e ushtarëve që binin në luftëra absurde, pastaj më shfaqej përmasa e romanit “Rrethimi”, ajo kështjellë madhështore, që në përfytyrimin tim, që kur e kisha lexuar për herë të parë në gjimnaz, kishte zënë një vend të madh, kapërceja pas shtatë kodrave e shtatë maleve dhe më dukej se ecja me Konstandinin tek realizonte atë sublimen, besën, dhe sillte të motrën tek e ëma, dhe përnjëherë më shfaqej romani “Qorrfermani”, përmasa e verbërisë me të cilën shtetet autoritare i donin qytetarët e tyre të nënshtruar, dhe ashtu, si Mark Alemi, futesha në “Pallatin e ëndrrave”, ndërkohë që, më dukej se hutimi nuk kishte të ndalur, tek e përfytyroja shkrimtarin duke lëvizur nga Gjirokastra, në Tiranë, nga Tirana në Prishtinë, pastaj në Paris, Londër, Madrid, Romë, Nju Jork, Jerusalem e plot vende, duke ngrehë kudo trofe letrarë. E lë librin mënjanë, hap kompjuterin dhe pa menduar shumë, në faqen time të Facebook-ut shkruaj këtë status:

“Lamtumirë Ismail Kadare

Një mendje e bukur e lartësive më të epërme- atyre qiellore të artit – sot u bashkua me çetën e bukur të shkrimtarëve të pavdekshëm, ku janë Homeri e Dante, Servantesi e Shekspiri, Tolstoi e Gëte, Kafka e Kundera, e plot e plot emra të tjerë të pavdekshëm.

Lamtumirë Ismail Kadare për gjithçka të bukur që na ke dhanë.

Unë, sot e përgjithmonë i detyrohem veprës së tij, ngaqë, si djalë i ri, që nga vitet egra të 90-tave, kam filluar udhëtimin nëpër shtigjet e bukura të letërsisë i mahnitur nga vepra e tij, e në të cilat shtigje aspak të lehta, vepra e tij më ka ushqyer shpirtnisht, kulturalisht e intelektualisht. Dhe këtyre shtigjeve nuk iu kam ndarë kurrë dhe nuk do t’iu ndahem kurrë.

Jam i lumtur për të gjitha ato takime të bukura ndër vite dhe i pikëlluar pse udhës së tij sot i erdhi fundi.

Para pak ditësh, e takova. Ishte një takim i heshtur, të cilin e përshkoi buzëqeshja e bukur Kadaresë tek shihte zgjatimin e bukur të veprës së tij grandioze tek breznitë e reja.

Tashmë qielli është më bukur, por toka jonë më e varfër.”

III
Ishte ditë e hënë. Fillimi i javës dhe e hëna në përfytyrimin tim kishin diçka të mistershme, që lidhej me krijimin, domethënë me krijuesin. Kadareja ishte Krijues në kuptimin më të lartë të fjalës, një diçka që dukej qartësisht, si të gjitha gjërat e mëdha: toka, dielli, qielli, deti. Dhe kurdoherë bëhej fjalë për krijues, Kadareja ishte aty, një zotërues i këtij zanati, një sundues, që komandonte me forcën e ligjeve të artit, një ngrehinë madhështore artistike, që e kishte ndërtuar përgjatë shtatë dekadave të krijimtarisë së tij. Dhe kjo ngrehinë ishte një univers plot mistere, ku kryqëzoheshin udhë e kultura, kohë e epoka, ku mund të dukeshin plasaritje të thella të tokës e çarje të lartësive qiellore, ku mund të shfaqeshin shpirtrat e lumtur, një botë përplot çudira, moskuptime, kuptime, kuptime të shumëfishta, mistere të përhershme, siç ishte vërtetë bota njerëzore.

Korriku ishte muaji i të korrave dhe Kadareja, dukej se e kishte zgjedhë të ikte në këtë muaj, për të lënë një simbolikë mbrapa, në ditën e parë, në një të hënë. Ai kishte ikë dhe prapa kishte lënë të korrat e mëdha, frytet e së cilave ishin ushqim shpirtëror për brezni e brezni, për të mësuar si luftohet e keqja përmes artit në kohë jonormale dhe si të krijohej e bukura në kohë të egra, kur shëmtia, diktatura e shtypja, shfaqeshin me fytyrën e shëmtuar e të pamëshirshme.

Kështu, duket qartësisht se ikja e Kadaresë nuk e kishte kuptimin e një ikjeje të zakonshme, të një ikjeje që e kapërdinte harresa, të një ikje që mund të rikthehej në një kohë tjetër: bëhej fjalë për një shndërrim: Kadare kishte ndërruar trajtë, ngaqë ai si frymë e kulturë, ishte shtrirë në gjuhën tonë e në mendimet tona.

Ai ishte bërë një me heshtjen, mendoja vetvete dhe e përfytyroja shndërrimin e tij, duke marrë trajtë tjetër, një shndërrim në kuptimin qiellor të fjalës.

Në një gjendje të tillë, dola në dritare dhe sodita qiellin. Qielli i korrikut ishte i kthjellët sa t’i mpinte sytë. Po, Kadareja ishte në lartësi qiellore të artit, në Olimp, dhe ajo botë tani ishte më e gëzuar, kurse te ne, kishte rënë një vetmi e ftohtë, tokës i kishte rënë një tis mërzie, si një dendësie errësire, që mund ta kapje me duar.

Atëherë, me shpejtësi rrufeje, në mendjen time u kryqëzuan shumë imazhe, takime me shkrimtarin, disa email-e që kisha shkëmbyer me të ndër vite, ndonjë telefonatë, pritja në Aeroportin e Prishtinës së bashku me Kujtim Shalën, asokohe ministër i Kulturës, kur erdhi së bashku me Helenën nga Parisi, për të marrë çmimin ndërkombëtar, “Letërsia Shqipe”, që i dhamë në vitin 2017, pikërisht më datën 6 prill 2017, në një ceremoni të bukur, të mbajtur në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin Kadareja veç tjerash tha se “këtë çmim e konsideronte si më të veçantin në jetën e tij.”

Më kujtohen takimet e atyre ditëve, darka, energjia e pashterur e tij për të folur për libra, për art, kërkesat e tij, që kombi shqiptar të ruante petkun e tij europian e të mos e përlyente, sepse ishte petku i tij, autentik, dhe siç e kishte zakon të thoshte, ai i donte gjërat e klasit, autentike.

Pastaj e kujtova edhe takimin e parë me të, kishte botuar romanin “Darka e gabuar”, ishte viti i largët, 2008, dhe unë prisja një autograf, pa e menduar që ai të më njihte në atë mori njerëzish e të shkëmbente ndonjë fjalë, por ndodhi befasia, ai më foli me dashamirësi, një gjë që mua më habiti. Dhe këtë libër tani e ruaj si një vlerë të paçmuar.

Kliko për të blerë librin
IV
Gjatë ditëve të para të korrikut të ikjes së tij, po lexoja anë e kënd botës lajme për vdekjen e tij, vlerësime e epitete dhe ndërkohë kthehesha te librat e tij, pranë të cilëve ndieja sërish atë gëzimin e lexuesit ri të dashuruar pas veprës së tij.

Shkrimtari Kadare vërtet kishte ikë, në anën tjetër, si të thuash, të gjumit, të heshtjes, të vdekjes. Që në ditën e parë pas ikjes së tij, bëra një ekskursion në jetën time dhe thashë me vete: sa e varfër do të ishte bota ime, bota e breznisë sime, pa librat e Ismail Kadaresë, një gjë që e kisha thënë disa herë. Dhe m’u kujtua një shkrimtar, po ashtu i madh, Milan Kundera, që thoshte diku se një libër i ndaluar në vendin tënd, kishte më shumë vlerë se miliarda fjalë që vjellin universitet tona.

Dhe unë isha rritë në një klimë ku librat ishin të ndaluar, bashkë me shkollat, universitetin, asokohe, kur Kosova, si një tregim zie, ishte futë nën thundrën e egër të pushtimit serb dhe unë i pushtuar nga ankthi e paqartësia, kërkoja shpëtim te librat dhe përmes veprës së Kadaresë nisa të udhëtoja shtigjeve të letërsisë, të udhëtoja nëpër Shqipëri, tashmë kisha parë qytetin e gurtë dhe Kështjellën e pamposhtur të Shkodrës, atë kështjellë që kishte zënë hapësirë të madhe në mendjen time, ku thyheshin e rrokshmja dhe e parrokshmja, realiteti e imagjinarja.

Ajo që më kishte magjepsë pafund te Kadareja ishte raporti i tij me lexuesit, sidomos me lexuesit e veprës së tij, me lexuesit e ri, të cilët i çmonte, si pjesën themelore të letërsisë, pa të cilën, shkrimtari nuk ia dilte. Në këso çaste, ai dukej se zbriste prej Olimpit dhe bëhej krejt i përzemërt, fliste qetë e shpjegonte kujdesshëm, duke kërkuar fjalën e zgjedhur, për çdo gjë që thoshte, me kujdes dhe klas të lartë.

Kadarenë e kisha takuar edhe në raste tjera, por mbaj si të përzemërt një takim, së bashku me familjen time, bashkëshorten Editën, Luisin e Izabelën, në qershor të vitit 2021. Ishte një ditë e bukur. Fëmijët kishin lexuar vepra të Kadaresë dhe kjo gjë e gëzoi, madje edhe për faktin se fëmijët me vete, kishin marrë dy libra të tij për autograf, gjë që e entuziazmoi Shkrimtarin për të na dhuruar një bisedë shumë të bukur dhe të paharrueshme.

V
E kisha pohuar në shumë raste se Ismail Kadare ishte bërë pjesë e jetës sime, që në moshë të re, kur isha pesëmbëdhjetë veç, ato vite të egra, kur në Kosovë gjithçka ishte e mjegullt dhe e paqartë, përveç librave, që më ngjanin në shandanë drite atyre këndeve të errëta të jetës, të atyre udhëve që ndërronin emra dhe kontrolloheshin nga policë të egër serbë. Dhe atëherë e kisha kuptuar forcën që kishin librat e mirë, në të vërtetë, ata ishin ilaç kundër marrëzisë e kundër shtypjes.

Asokohe, Shqipëria kishte dalë prej errësirës komuniste, kurse Kosova kishte hyrë në natën e errët, do të thoshte vetë Kadare, ishte kapërdirë nga regjimi i egër hegjemonist serb, i cili e kishte lidhë një popull të tërë në litarin e robërisë. Kadareja ndërkohë kishte ikë në Paris dhe prej aty bënte një punë madhështore, që ky litar të hiqej prej qafës së popullit të tij, për të cilin shkroi e u angazhua pareshtur.

Asokohe, isha lidhë shpirtërisht me Shqipërinë, e doja Gjirokastrën e Shkodrën, Lezhën e Tiranën, ndonëse nuk i kisha vizituar deri pas luftës së Kosovës së vitit 1999, dhe kjo ishte një çudi që mendja zor e rrokte. Po, Shqipërinë e doja përmes dashurisë që kishte mëkuar në mua letërsia, për çka vepra Kadaresë kishte meritën kryesore.

Dhe sot, një falënderim qiellor për të!

https://exlibris.al/

Nga gushti nis aplikimi i ri për shtesat, vlera vjetore e skemës 120 milionë

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati në konferencën e sotme të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, tha se një familje që ka tre fëmijë, nga shtesat për fëmijë, për 16 vite mund të përfitojë mbi 17 mijë euro.

Ndërkaq, ai shtoi se skema është proporcionale, ku me çdo fëmijë shtesë, shtohet shumë prej 30 eurove.

“Çdo familje që ka tre fëmijë së paku, do të mund të llogarisë për tërë hapësirën e skemës, pra për 16 vjet, sa është e mbuluar nga 0 deri në 16 vjet, do të përfitojë diku rreth mbi 17 mijë euro, pra për tre fëmijë”, tha Murati.

“Normal që skema është proporcionale, dhe me çdo fëmijë shtesë, aplikohet shtesa e njëjtë prej 30 eurove”.

Ndërkaq, Murati tha se skema nis të zbatohet nga muaji gusht, ndërkaq kostoja vjetore, ka vlerë 120 milionë euro.

“Vlen të përmendet edhe një gjë, ajo e fillimit të zbatimit. Tani jemi në muajin korrik, dhe listat për këtë muaj janë përpunuar me skemën e vjetër. Pra kjo skemë do të hyjë në fuqi nga muaji i ardhëm”, tha Murati.

“Kjo skemë koston vjetore e ka 120 milionë euro”.

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Qeveria rrit shtesat për fëmijët

0

Qeveria ka rritur shtesat për fëmijët.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një konference për media bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati.

“Për fëmijën e parë dhe të dytë, shtesat e reja do të jenë nga 20 euro në muaj secili, ndërsa për nënat që kanë tre e më shumë fëmijë, shtesat e reja do të jenë nga 30 euro në muaj për secilin prej fëmijëve, pra edhe për të parin edhe të dytin vlen shtesa 30 euro në muaj. Me fjalë të tjera, një nënë me një fëmijë merr 20 euro në muaj, një nënë me dy fëmijë, merr 40 euro në muaj, ndërkaq një nënë me tre fëmijë, merr 90 euro në muaj. Për çdo fëmijë pas të tretit vlen shtesa e njëjtë prej 30 euro në muaj”, tha Kurti,.

 

No description available.

 

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri