8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 996

Elvis Rexhbeçaj i bashkohet Kombëtares së Kosovës

0

Futbollisti i njohur, Elvis Rexhbeçaj, ka nënshkruar sot për Kombëtaren e Kosovës në prani të përfaqësuesit të Federatës së Futbollit të Kosovës për Gjermani, Fekmi Kongjeli (i cili ka mbajtur kontaktin me Elvisin), vëllait të tij Blendard Rexhbeçaj, i cili njëherësh është menaxheri i tij, si dhe biznesmenit Afrim Osmanaj. Letra konfirmuese u nënshkrua me presidentin e FFK-së, Agim Ademi, i cili u shpreh shumë i kënaqur me këtë prurje të re tek Dardanët.

Ademi theksoi rëndësinë e këtij transferimi për Kombëtaren e Kosovës, duke vlerësuar lart profilin dhe aftësitë e Rexhbeçaj, të cilat do të jenë një shtesë e çmuar për ekipin e drejtuar nga Franco Foda.

Edhe vetë futbollisti, Elvis Rexhbeçaj, shprehu entuziazmin e tij për këtë vendim të rëndësishëm në karrierën e tij. Ai falënderoi familjen për mbështetjen e vazhdueshme, si dhe Agim Ademin dhe Fekmi Kongjelin, për përpjekjet dhe kontaktet e vazhdueshme ndër vite.

“Sot i thash ‘Po’ Kosovës. Falënderoj në radhë të parë familjen time për përkrahje të vazhdueshme, falënderoj Agim Ademin si dhe Fekmi Kongjelin dhe gjithë FFK-në, që për shumë vite kanë qëndruar në kontakt me mua. Pres me padurim të bashkohem me shokët e Kombëtares dhe t’i realizojmë ëndrrat tona. Unë deri më tani kisha pengesa ligjore për shkak të pasaportës së Kosovës. Tani me ligjin e ri që erdhi për lejimin e dy pasaportave vendosa me zemër t’i bashkohem Kosovës. Forca Dardanët!”, është shprehur Rexhbeçaj.

Kjo prurje e re është një hap i madh për Kombëtaren e Kosovës, duke shtuar një tjetër lojtar me përvojë dhe aftësi të larta. Tifozët Dardanët dhe gjithë komuniteti i futbollit presin me padurim paraqitjet e Rexhbeçaj në ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vala e të nxehtit: Për 6 muaj, mbi 47 mijë qytetarë kërkuan ndihmë në QKUK – fluks në dy muajt

0

Për gjashtë muajt e fundit, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar mbi 47 mijë pacientë shkaku i temperaturave.

Megjithëse, në dy muajt e fundit numri i tyre është më i theksuar.

Para kësaj periudhe, në ditë janë trajtuar rreth 270 pacientë lidhur me këtë shkas, ndërsa tani që temperaturat po shënohen shumë të larta, ky numër u rrit në mbi 300, saktësisht nga 311 në 313.

Të paktën, kështu u shpreh për redaksinë e Klankosova.tv, drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

Ai tha se pacientët që trajtohen janë zakonisht me sëmundje kronike, e që duhet të kenë kujdes në marrjen e barnave dhe të anashkalojnë daljen në diell të hapur gjatë orëve kritike.

Lidhur me temperaturat e larta në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka kufizuar orarin e punës për gratë shtatzëna, punën në ndërtimtari si dhe për qytetarët me sëmundje kronike.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKShPK) ka dalë disa herë me këshilla dhe rekomandime për qytetarët për t’u mbrojtur nga temperaturat e larta./Klan Kosova

Fluks i lartë qytetarësh dhe automjetesh në Vërmicë

0

Mëngjesi i së shtunës ka nisur me fluks të lartë qytetarësh e mjetesh në pikën kufitare të Vërmicës.

Qytetarët e Kosovës kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën në bregdet. Policia kufitare ka hapur gjashtë sportele për të shmangur kolonat e gjata.

Për veturat me targa të Kosovës dhe Shqipërisë kalimi i kufirit bëhet pa kontrolle sipas procedurës të miratuar për një periudhë nëntëmujore, ndërsa automjetet me targa të huaja i nënshtrohen kontrollit.

Vetëm në muajin qershor, në Shqipëri kanë hyrë mbi 580 mijë kosovarë, ndërsa në gjysmën e parë të korrikut mbi 40 mijë.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ansambli “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni po merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të valleve në Abu Dhabi

0

Ansambli “Lidhja e Prizrenit” nga Prizreni po merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të valleve në Abu Dhabi të Emiratet e Bashkuara Arabe.

Drejtori i Ansamblit, Jeton Qafleshi, është shprehur me kënaqësi për paraqitjet dhe vlerat e ansamblit në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

“Ansambli ‘Lidhja e Prizrenit’ po bën të gjithë të pranishmit të mbetur të mrekulluar me paraqitjen e shkëlqyer dhe karakteristiken e traditave shqiptare,” ka thënë ai.

“Ne jemi krenarë që prezantojmë vallët tradicionale të trevave shqiptare.”

Festivali nisi më 5 korrik dhe do të përfundojë më 14 korrik, ndërsa më 15 korrik ansambli do të kthehet në Kosovë.

Përveç pjesëmarrjes në këtë festival, ansambli ka bërë vizita të rëndësishme edhe në Dubai dhe Sharjah, ku janë pritur nga presidenti i Institutit të Trashëgimisë Kulturore në Sharjah.

Ansambli ‘Lidhja e Prizrenit’ ka arritur sukese të shumta në skenën ndërkombëtare, duke shënuar një rrugëtim të shkëlqyer në vetëm 18 vite përvojë, si në nivel lokal ashtu edhe ndërkombëtar./PrizrePress.com/

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ministria ndalon qarkullimin e automjeteve me peshë më të madhe se 7.5T, shkak temperaturat

0

Ministria e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka bërë të ditur se ka marrë masa idhur me qarkullimin e automjeteve në vend për shkak të temperaturave të larta.

Zëvendësministri Hysen Durmishi në Facebook ka bërë të ditur se ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5 ton.

“Bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta kemi marrë vendim:

Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T.

Ky vendim vlenë nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Durmishi.