8.7 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 997

Debutimi i Frank Sinatrës më 13 korrik 1939

0

Së bashku me grupin e Harry James, debutoi me incizimin e tij të parë më 13 korrik 1939, ku më pas u bë shumë i dashur për publikun. 

Karriera e Sinatrës nuk përfundoi pas pesë apo dhjetë viteve, por qëndroi më shumë se gjysmë shekulli.

Ai performoi para një audience shumë të madhe, duke përfshirë edhe presidentët John Kennedy dhe Richard Nixon.

Gjithashtu, incizimet e tij vazhdojnë të jenë prezente te të gjitha moshat.

Disa nga këngët e tij më të famshme janë: Fly Me to the Moon, My Way, That’s Life, Come Fly with Me e të tjera.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kaplohet nga zjarri një parcelë në Rahovec (FOTO)

0
Një parcelë në vendin e quajtur Hamoc të Rahovecit është përfshirë mbrëmë nga zjarri.

Në fotot e siguruara nga “Rahoveci n’Fokus”, shihen flakët afër vreshtave dhe disa shtëpive aty afër.

Lidhur me këtë, KlanKosova.tv ka kontaktuar me drejtoreshën e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunë të Rahovecit, Besë Bytyqi, e cila konfirmoi se zjarri në fjalë është shuar dhe se nuk ka ende informacione të detajuara se çka e shkaktoi atë.

Ajo po ashtu bëri apel të bashkëqytetarët që të mos i vënë flakën arrave të tyre, siç ndodh rëndom për qëllime “të pastrimit”, e po ashtu që qytetarët që hasin në zjarre t’i lajmërojnë menjëherë organet kompetente.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Prizren nis festivali ‘NGOMfest’

0

Në Prizren ka nisur Festivali “Ngom Fest”, i cili mbahet nga 11 deri më 14 korrik, në kalanë e qytetit.

Adhurues të muzikës, nga vendi dhe shtete të tjera, po marrin pjesë në festivalin që sjell në skenë grupe të rëndësishme nga shumë vende evropiane, si  Dub FX, P.I.N.T, Roman Flügel, Jennifer Cardini, Ya Jinna, Sol Orgeta, Anabel Arroyo, La Fazani, Gurthang, Alisa B2B elErleta, Almarin, Adrian Maxhuni, Mscrram, Boni Hamzallari & Band, Euphoric, Fatarksen.

Bëhet e ditur se në skenë do të ngjiten edhe grupet muzikore , Rolly, Strouje Monologue, Tr3diot.

‘Ngom Fest’ është në nga festivalet e para muzikore në Kosovë./RTK

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Të dhënat e regjistrimit të popullsisë: Rajoni i Prizrenit në vitin 2024 ka 50 mijë banorë më pak se në vitin 2011

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), të premten, ka publikuar rezultatet preliminare të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave për vitin 2024, përfshirë edhe ato në nivel  komunash. Krahasimi i këtyre të dhënave me ato të regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, nxjerr në pah uljen e numrit të banorëve për 50 mijë banorë.

Sipas të dhënave fillestare të ASK-së për vitin 2024, katër komunat e rajonit të Prizrenit së bashku kanë afër 230 mijë banorë. Prizreni, Suhareka, Dragashi dhe Mamusha në vitin 2011 bashkë kishin afër 280 mijë banorë, raporton Telegrafi.

Sipas të dhënave preliminare të vitit 2024, Komuna e Prizrenit ka mbi 147 mijë banorë, teksa në vitin 2011 kishte 178 mijë banorë.

Ndërsa Komuna e Suharekës ka afër 46 mijë banorë, derisa në vitin 2011 kishte 60 mijë banorë.

Komuna e Dragashit ka afër 29 mijë banorë, kurse në vitin 2011 kishte 34 mijë banorë.

Komuna e Mamushës është e vetme në këtë rajon me rritje të lehtë të numrit të popullsisë meqë ka 5,600 banorë, krahasuar me 5,500 sa ishin në vitin 2011.

Të dhënat preliminare të publikuara nga ASK-ja për vitin 2024 për numrin e banorëve në komunat e rajonit të Prizrenit, janë si vijon:

Prizreni:     147,428 banorë

Suhareka:    45,713 banorë

Dragashi:     28,908 banorë

Mamusha:     5,615 banorë

Të dhënat e ASK-së nga regjistrimi i vitit 2011:

Prizreni:     177,781 banorë

Suhareka:    59,722 banorë     

Dragashi:     33,997 banorë        

Mamusha:     5,507 banorë    

Plagoset një burrë në Suharekë, arrestohet i dyshuari

0

Sot rreth orës 12:00, Stacioni Policor në Suharekë ka pranuar informacion se në fshatin Popolan, komuna e Suharekës, dyshohet se një person ka pësuar lëndim të rëndë trupor nga arma e zjarrit.

Viktima është një mashkull kosovar i vitit të lindjes 1970.

Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku gjatë ekzaminimit kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë së bashku me një karikator, shtatë fishekë dhe një gëzhojë.

Viktima është transferuar në qendrën emergjente në Suharekë, ku është duke pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë.

“I dyshuari i rastit mashkull kosovar nga njësite patrulluese dhe njësiti i hetimeve rajonale Prizren është identifikuar, lokalizuar dhe arrestuar. Me urdhër të Prokurorit kujdestar te dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njësitet policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke hetuar të gjitha rrethanat e rastit.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Punime intensive për ndërtimin e tualeteve publike në Prizren

0

Punimet për ndërtimin e tualeteve publike përballë ndërtesës së Administratës Komunale në Prizren po vazhdojnë me intensitet të lartë.

Ky projekt është pjesë e aktiviteteve për implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Prizrenit dhe është mbështetur nga USAID.

“Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në ndërtimin e tualeteve publike përballë ndërtesës së Administratës Komunale në Prizren, që zhvillohen në kuadër të aktiviteteve për implementimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Komunën e Prizrenit dhe mbështetet nga USAID”, thuhet në njoftimin e kominës, përcjell PrizrenPress.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

13 fshatra të Prizrenit, pa ujë

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga KEDS, pa paralajmërim, sot prej orës 12:00 është ndërprerë furnizimi me ujë të pijes tek Stacioni i Pompave “Sozi” në fshatin Nashec.

Fshatrat dhe zona të prekura nga kjo ndërprerje janë:

  • Fshati Planej
  • Fshati Gorozhup
  • Fshati Mile
  • Fshati Mazrek
  • Fshati Gjonaj
  • Fshati Grazhdanik
  • Fshati Nashec
  • Fshati Tupec
  • Fshati Atmaxhë
  • Fshati Kobaj
  • Fshati Vlashnje
  • Fshati Kojush
  • Një pjesë e Qytetit të rrugës së Nashecit
  • Fshati Landovicë

Me rikthimin e energjisë elektrike, do të rikthehet furnizimi i rregullt me ujë të pijes për këto zona.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin e Prizrenit forcon bashkëpunimin me Klinikën e Kardiologjisë së QKUK-së

0

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, drejtoreshë ekzekutive, së bashku me drejtorin mjekësor, Dr. Hasan Arzuallxhiu dhe drejtorin e infermierisë, Bsc. Fevzi Xhemali, së premtes, në shoqëri të një ekipi të kardiologëve nga Klinika e Kardiologjisë në QKUK, udhëhequr nga dr. Lulzim Kamberi, vizituan Shërbimin e Kardiologjisë Intervente-laboratorit të kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Ata përcollën nga afër trajtimin e pacientëve dhe vendosjen e stendave në këtë shërbim.

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, në emër të drejtorisë ekzekutive, falënderoi stafin e Shërbimit të Kardiologjisë Invazive dhe ekipet nga Kardiologjia Invazive e QKUK për punën dhe rezultatet e arritura që nga data 14 qershor, kur është vënë në funksion Shërbimi i Kardiologjisë Intervente-laboratori i kateterizimit në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

“Falënderoj stafin e Shërbimit të Kardiologjisë Intervente-laboratorit të kateterizimit të Spitalit dhe ekipet nga Kardiologjia Invazive e QKUK për punën, angazhimin, përkushtimin dhe shërbimet e ofrura për pacientë. Brenda një kohe të shkurtër, gati një mujore, janë arritur rezultate të prekshme për çka kemi falënderime edhe nga pacientët për shërbimet e marra. Unë si drejtoreshë jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e SHSKUK-së dhe MSH-së dhe do të jem në mbështetjen dhe përkrahjen e kërkesave të nevojshme dhe të realizueshme, me qëllim të ofrimit sa më të mirë dhe ngitje të cilësisë së shërbimeve për pacientë”, – tha drejtoresha ekzekutive, dr. Narqize Arënliu Hoxhaj.

Dr. Lulzim Kamberi, drejtor i Klinikës së Kardiologjisë në QKUK, u shpreh i kënaqur me punën që është duke u bërë në Shërbimin e kardiologjisë intervente në spitalin e Prizrenit, duke ofruar mbështetjen jo vetëm për këtë shërbim, por për shërbimet e kardiologjisë në përgjithësi.

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Ne jemi të gatshëm të mbështesim Shërbimin e kardiologjisë invazive në spitalin e Prizrenit, deri në pavarësimin e plotë të këtij shërbimi. Për të arritur këtë, duhet politika shëndetësore valide racionale dhe shtim i kuadrit të ri profesionist. Klinika e Kardiologjisë në QKUK, si deri më tani, është në dispozicion për të ofruar trajnime dhe ngritje të vazhdueshme profesionale për kuadrin e spitalit të Prizrenit, sepse tashmë dy mjekë dhe dy infermierë, pas trajnimit profesional në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK, tani janë duke punuar në Shërbim të Kardiologjisë Invazive në Prizren, dhe, në një të ardhme të afërt, ata do të jenë të gatshëm edhe për punë të pavarur profesionale në këtë shërbim. Klinika e Kardiologjisë në QKUK është në dispozicion të ofrimit të ndihmës dhe përkrahjes profesionale jo vetëm në shërbimin e kardiologjisë invazive, por kardiologjisë në përgjithësi”,- theksoi dr. Lulzim Kamberi, drejtor i Klinikës së kardiologjisë në QKUK.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Nga data 14 qershor 2024 në Shërbimin e Kardiologjisë intervente janë kryer 58 raste, prej të cilave në 23 raste është kryer intervenimi i stendimit/ballonimit. Të gjitha rastet janë kryer me sukses dhe nuk ka pasur komplikime të pacientëve të trajtuar.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Erdogan Brando jep dorëheqje nga “Liria” e Prizrenit

0

Trajneri Erdogan Brando ka dhënë dorëheqjen nga “Liria” e Prizrenit.

“Brando po jep dorëheqjen nga pozita e tij për arsye familjare”, njofton klubi. “Ne e kuptojmë dhe e respektojmë vendimin e tij, duke i dhënë përparësi nevojave të familjes së tij në këtë kohë.”

Trajneri Brando ka qenë një pjesë e paçmueshme e ekipit tonë, duke treguar përkushtim të jashtëzakonshëm, ekspertizë dhe udhëheqje. “Ne jemi thellësisht mirënjohës për kontributin e tij dhe ndikimin pozitiv që ka pasur te lojtarët dhe klubi ynë.”

“Kërkimi për një trajner të ri do të fillojë pa humbur kohë dhe ne do të njoftojmë trajnerin e ri sapo të kemi diçka zyrtare.”

“Jemi të përkushtuar për të gjetur kandidatin e duhur që do të vazhdojë të drejtojë klubin tonë përpara.”

Gjithashtu, klubi dëshiron të informojë se, sapo ai të jetë gati, në një të ardhme të afërt, Brando do të marrë një rol të rëndësishëm në akademinë e tyre, e cila do të jetë e ardhmja e këtij klubi dhe qytetit. “Kontributi dhe përvoja e tij do të jenë thelbësore për zhvillimin e talentëve të rinj”, thuhet në njoftimin e “Lirisë” në Prizren./PrizrenPress.com/

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Këto janë komunat me numrin më të madh të banorëve në Kosovë: Prizreni i dyti

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë publike të dhënat e popullsisë nëpër komuna.

Kosova del se ka 1 milion e 586 mijë banorë.

Komuna e Prishtinës është më e banuara me 227 mijë banorë, Prizreni me 147 mijë banorë, Ferizaj me 109 mijë banorë, raporton Nacionale.

“Komuna e Prishtinës ka 227 mijë banorë, Prizreni me 147 mijë banorë, Ferizaj me 109 mijë banorë. Deçani 27 mijë banorë, Gjakova 78 mijë e 824, Gllogoc 48 mijë, Gjilan 82 mijë banorë, komuna e Dragashit 28 mijë banorë, komuna e Istogut 33 mijë banorë, komuna e Kaçanikut 27 mijë banorë, Klina 30 mijë, Fushë Kosovë 64 mijë, komuna e Kamenicës 22 mijë, Mitrovica 64 mijë”, u tha në konferencën e ASK-së./Nacionale